Mënyra më e efektshme me të cilën regjimi i Putinit mund të shmangë kolapsin, është që kolapsi i BE të ndodhë më herët
nga George Soros
Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian po bëjnë një gabim të rëndë, kur mendojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është një aleat potencial në luftën kundër Shtetit Islamik. Provat i kundërshtojnë ata. Objektivi aktual i Putinit është që të nxisë shpërbërjen e BE dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është që “përmbytë” Bashkimin Europian me refugjatë sirianë.
… Eshtë e vështirë të kuptosh, përse udhëheqësit e SHBA dhe BE e besojnë Putinin prej fjalëve që thotë, në vend që ta gjykojnë prej veprimeve që bën. I vetmi shpjegim që unë mund të gjej, është se politikanët demokratikë përpiqen t’i japin siguri publikut të tyre duke ofruar një panoramë më të favorshme, se sa realiteti. Fakti është që Rusia e Putinit dhe BE janë përfshirë në një garë kundër kohës: Pyetja është kush do të shembet së pari…
[real3dflipbook id=”957″] |
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – Putin is No Ally Against ISIS