Bota

Paris, përfundon pengmarrja. Policia: Ishte grabitje

Frikë në periferinë e kryeqytetit francez. Dhjetë punonjës të një dyqani veshjesh u mbajtën peng nga një grup i armatosur

Screen Shot 2015-07-13 at 12.35.26

18 persona u mbajtën peng dhe më pas u liruan në një dyqan veshjesh të zinxhirit Primark pranë Parisit, në atë që konsiderohet një tentativë grabitje e armatosur.

Sot në mëngjes rreth orës 6.30, një grup personash të armatosur hynë me forcë në një dyqan në Villeneuve-la-Garenne, duke u mbyllur në brendësi të magazinës së madhe bashkë me pengjet. Sipas policisë, rrëmbyesit kanë qenë tre dhe hetuesit janë vënë tashmë në gjurmë të tyre. Rreth orës 10.30, 18 pengjet u liruan: një person është ndjerë keq, por nuk ka patur të plagosur.   

Sipas rrjetit televiziv BFM TV, një punonjës i dyqanit që ndodhet në qendrën tregtare Quartz, ka lajmëruar një mikun e tij me sms. Pas kësaj është bërë menjëherë rrethimi nga forcat e rendit. Për momentin nuk ka ende lajm për të plagosur./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button