Bota

Partneriteti Transatlantik, ja ku kanë ngecur negociatat SHBA-BE

Screen Shot 2015-10-01 at 08.42.30

Fokusi i Uashingtonit mbi Partneritetin Trans-Paqësor, që aktualisht po negociohet mes Japoninë, Korenë e Jugut, Vietnamin dhe Singaporin, është arsyeja kryesore e kësaj vonese

Nga Quentin Aries & Hans von der Burchard

“Politico.eu”

Negociatat mbi një marrëveshje të madhe tregtie mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk janë as në gjysmën e rrugës, sipas një vlerësimi të ri të brendshëm të Komisionit Evropian. Mungesa e progresit, ka zbehur shpresat e Brukselit për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, para përfundimit të administratës Obama.

Një raport konfidencial i Komisionit Evropian, tregon se në 10 nga 24 kapitujt e së ashtuquajturës Marrëveshja e Partneritet të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP), të dyja palët nuk kanë shkëmbyer ende pikëpamjet e tyre, dhe aq më pak të fillojnë të bisedojnë mbi to.

Ndërsa zyrtarët pranë komisioneres evropiane të tregtisë, Sesilia Malmstrom, u kanë dërguar tashmë të gjitha që nga mesi i shtatorit pikëpamjet e Bruselit homologëve të tyre, në zyrën e përfaqësuesit tregtar të SHBA-së, mungojnë dokumentet nga Uashingtoni për shumë çështje kyçe.

Madje në disa raste, ku të dyja palët kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre, dokumenti tregon se negociatat ende nuk kanë filluar, janë të paplota ose janë ndalur. “SHBA po e zvarrit këtë cështje prej një kohë të gjatë. Dhe kjo duhet të marrë fund”- tha Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë ndërkombëtare në Parlamentin Evropian, duke shtuar se BE-ja qëndron e gatshme për të negociuar. “Por negociatat janë një vallëzim dysh, dhe ne duam tashmë të shohim oferta serioze”.

Ritmi i ngadaltë i bisedimeve, ka bërë që disa vende të BE-së të shqetësohen nëse marrëveshja mundet të ecë përpara. Matthias Fekl, sekretari francez për tregtinë ndërkombëtare, tha për gazetën “Sud Ouest” se Franca “nuk kishte marrë një propozim serioz nga SHBA-ja” që nga viti 2013, duke shtuar se negociatat e mëtejshme mund të pezullohen, në rast se nuk shënohet ndonjë përparim.

Me raundin e 11-të të negociatave për TTIP të planifikuar për në mesin e këtij muaji në SHBA, Malmström po bën një përpjekje të re për të rigjallëruar bisedimet. “Ne duhet të intensifikojnë ritmin e negociatave. Kjo nënkupton shtimin e përpjekjeve nga të dyja palët”- tha Malmstrom javën e kaluar, pas një takimi në në Uashington me Përfaqësuesin e SHBA-së për Tregtinë, Michael Froman.

Zyrtarët e të dyja palëve i kanë përshkruar bisedimet si “të lëna në mes”, dhe në ditët e fundit kanë shprehur optimizëm rreth tyre, për të ecur përpara. Shpejtimi i negociatave u nxit edhe nga drejtuesit G7-ës në muajin qershor.

Negociatat mbi TTIP filluan në korrik të vitit 2013. Në fillim të këtij muaji, zonja Malmstrom tha “shumë punë teknike është bërë gjatë dy viteve të fundit, por ne duhet tani të trajtojmë tashmë çështje thelbësore”.

SHBA është e interesuar mbi Azinë dhe jo Evropën

Por në vlerësimet e tij, Komisioni ngre pikëpyetjen nëse bisedimet mund të përshpejtohen, për sa kohë që pala amerikane nuk e ka përcaktuar qëndrimin e saj, mbi kaq shumë çështje të rëndësishme. Kapitujt që mungojnë, përfshijnë bisedimet në fushën e “bashkëpunimit rregullator” në sektorin e industrisë kimike, kozmetikë, inxhinieri, pesticide dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit.

Ndërkohë edhe tema të tjera të ndjeshme, si rregullat e përbashkëta për energjinë dhe materialet e papërpunuara apo pronësinë intelektuale, nuk kanë filluar ende të diskutohen.

Dy burime e BE-së të përfshira në negociata, thanë se fokusi i Uashingtonit mbi Partneritetin Trans-Paqësor në (TC), që aktualisht po negociohet mes SHBA-së dhe disa vendeve aziatike (duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Vietnamin dhe Singaporin), është arsyeja kryesore e kësaj vonese.

Zyrtarët të misionit të SHBA-së në B,E si dhe përfaqësuesit e tregtisë, nuk pranuan të komentojnë mbi dokumentin e Komisionit apo ecurinë e negociatave. Edhe vetë KE nuk pranoi të komentojë zyrtarisht mbi këtë çështje. Sipas raportit, për temat e tjera, pala amerikane ia ka bërë të qartë BE-së pozicionin e saj, por progresi pengohet në fazat e tjera të negociatave.

Në këto raste – duke përfshirë aksesin në treg për “tregtinë e mallrave dhe detyrimeve doganore”- ose bashkëpunimin rregullator për “sigurinë e ushqimit dhe kafshëve si dhe shëndetin e bimëve” – projekt- marrëveshjet nga të dyja palët nuk janë paraqitur tek eurodeputetët, shtetet anëtare të BE apo Bordi këshillues i këshillues i Komisionit për TTIP, i cili përfshin grupet e biznesit dhe organizatat joqeveritare.

Dhe në rastet më të mira, ekziston një marrëveshje e pjesshme politike në të dyja anët, por formulimi ligjor është ende duke u diskutuar. Këto përfshijnë çështjet e konkurrencës, sektorit të tekstileve, prokurimin publik dhe “barrierave teknike në tregti” (si shmangia e përsëritjes së procedurave të ngjashme rregullative, dhe qasjes tek informacionet për masat e sigurisë dhe shëndetit).

Ritmi i ngadaltë i bisedimeve ka bërë që disa liderë të BE-së, përfshirë kryeministrin britanik Dejvid Kameron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, të thërrasin Komisionin për të përshpejtuar negociatat. Por zyrtarët e Brukselit thonë se ata janë të bllokuar, për aq kohë sa s’do të marrin përgjigje nga Uashingtoni.

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button