Kina dëshiron një Bashkim Evropian “të bashkuar dhe të qëndrueshëm”, si dhe një Britani “të qëndrueshme dhe të begatë”: kjo është dëshira e Kryeministrit Li Keqiang, në lidhje me referendumin e të enjtes, që ka miratuar Brexit, daljen e Londrës nga Bashkimi Europian.
Deklaratat e Li, në përputhje me ato të shprehura më parë mbi këtë temë nga Pekini, janë të parat që janë dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga udhëheqja kineze. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Tianjin, Kryeministri shpjegoi se Brexit ka një “ndikim të dukshëm” në tregjet financiare dhe ai rrit pasiguritë në ekonominë globale, që edhe kështu është në telashe. /bota.al