Bota

Pas më shumë se një shekulli, Boy Scouts njofton ndryshimin e emrit

Për më shumë se 100 vite programi kryesor i Boy Scouts në Amerikë është njohur thjesht si Boy Scouts (fëmijë eksploratorë), por meqë vitin e kaluar filluan të pranoheshin edhe vajza, autoritetet njoftuan këtë të mërkurë një ndryshim për të reflektuar këtë realitet. Duke nisur nga shkurti do të quhen Scouts BSA (eksploratorë BSA, për inicialet e organizatës) në mënyrë që të largojnë çdo referencë gjinore. “Donim diçka që të evokonte të kaluarën, por edhe natyrën,” – u shpreh shefi ekzekutiv, Mike Surbaugh. “Po përpiqemi të gjejmë formën korrekte për të thënë se jemi të gatshëm për meshkujt dhe vajzat e reja,” – shtoi ai. Ndryshimi i emrit do të prekë vetëm programin për fëmijë djem dhe vajza nga 11-17 vjeç, i njohur deri më tani si Boy Scouts. Grupi infantil që mbledh eksploratorët nga mosha 7-10 vjeç do të mbajë emrin e tij origjinal Cub Scouts.

Ky grup filloi të pranojë hyrjen e vajzave në fillim të vitit dhe pritet që Scouts BSA ta bëjë vitin tjetër. Programi infantil e ka të përbashkët programin, ndërsa ai BSA do t’i realizojë mes grupeve pre adoleshentë dhe adoleshentë vajza dhe djem, edhe pse nuk do të ketë ndryshime në llojin e aktivitetit as edhe tek dorëzimet që mund të merren me meritë. Deri më tani janë regjistruar 3000 vajza në 170 grupe të Cub Scouts dhe shumë priten të regjistrohen në verë në Amerikë falë një fushate me titull “Scout Me In”. Ky njoftim ka krijuar tensione mes “Boy Scouts of America” dhe “Girl Scouts of America”, një organizatë e ngjashme, por për vajza. Përfaqësues të këtij grupimi kanë frikë se anëtaret e tyre do të migrojnë në Cub Scouts ose Scouts BSA. Kohët e fundit si Girl Scouts ashtu edhe Boy Scouts kanë patur probleme për të tërhequr anëtarë, për shkak të popullaritetit të praktikave sportive, mungesa e kohës së familjeve, apo e paragjykimeve se janë aktivitete të vjetra. Për këtë arsye “Boy Scouts of America” filluan të pranojnë homoseksualë, në vitin 2017 një fëmijë transgjinor. Boy Scouts u themelua në vitin 1910 dhe numërojnë sot 2.3 milionë fëmijë; më pak se 2.6 milionë të deklaruar në vitin 2013. Girl Scouts, filloi të funksionojë në vitin 1912 dhe numëron 1.76 milionë vajza. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button