Bota

Pas SHBA-ve, edhe Izraeli? UNESCO-n po e lënë të gjithë

Edhe Izraeli po përgatitet të dalë nga Unesko, menjëherë pas vendimit të SHBA-ve si anëtar i përhershëm i këtij entiteti. Kryeministri Benjamin Njetanjahu, ka udhëzuar qeverinë për përgatitjen e dokumentacionit për të ndjekur hapat e vendimmarrjes së SHBA-ve. “Uneskoja është kthyer në një teatër absurd, ku deformohet historia në vend që të ruhet, “ –shtoi ai.

SHBA doli nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën dhe shpalosi si motive nevojën e një reforme dhe një të ashtuquajtur tendencë anti-Izrael.

“Vendimi është një pikë kthese për Uneskon. Rezolutat absurde dhe të turpshme të Organizatës kundër Izraelit kanë pasoja,” – u shpreh në një komunikatë ambasadori izraelian, Danny Danon menjëherë pas tërheqjes së amerikanëve. Gjatë viteve të fundit, organizata ka miratura disa rezoluta shumë të kritikuara nga Izraeli për shembull tekste që lenë jashtë lidhjen hebraike me të ashtuquajturën “Mali i tempullit” në Jeruzalem, edhe pse është vendi më i shenjtë. Që prej ardhjes së Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni është bërë aleat i qartë i Izraelit në Kombet e Bashkuara duke denoncuar shpesh herë parcialitetin kundër aleatit të tij në organizatë.

Leave a Reply

Back to top button