Varoufakis: “Ne jemi të gatshëm që të bëjmë tratativa. Ne jemi një shans për Europën. Ne kemi mbështetje të madhe nga ana e popullit grek, na përdorni për të filluar një kapitull të ri të historisë së BE”
Shuplaka që ka ardhur nga Frankfurti me bllokimin e rifinancimit të bankave greke i ka dhembur Athinës, borsa e të cilës ka pësuar një rënie. Me obligacionet në rënie të lirë, tregjet tashmë janë nervozë.
“Trojka ka marrë fund tërësisht”. Këtë gjë e ka pohuar sot kryeministri grek Alexis Tsipras, duke folur përpara pjesëtarëve të grupit parlamentar të Syrizës në Athinë. Por më tej ai ka siguruar: “Kemi një angazhim me rregullat e Bashkimit Europian edhe pse nuk jemi dakord me to. Por i respektojmë dhe do të respektojmë rregullin që ka të bëjë me bilancet pa deficite. Por plani i masave të shtrëngimit si dhe parapagesat primare të paarritshme nuk janë pjesë e rregullave të BE-së”.
Schaeuble dhe Varoufakis
Greqia duhet t’i përballë problemet e saj me “tre institucionet me të cilët ka përballuar prpogramin, BQE, Komisionin Europian dhe FMN”. Kështu ka deklaruar ministri gjerman i Financave, gjermani ëolfgang Schaeuble në Berlin, gjatë një konference për shtyp me kolegun grek Varoufakis. Ndërkohë që ky i fundit ka deklaruar se “ne jemi të gatshëm që të bëjmë tratativa. Ne jemi një shans për Europën. Ne kemi mbështetje të madhe nga ana e popullit grek, na përdorni për të filluar një kapitull të ri të historisë së BE”. Qeveria greke po përpiqet që të ketë një “program të ndërmjetëm mes të tashmes dhe fundit të majit”, për të patur më shumë hapësirë “për bisedime mbi një kontratë të re me BQE-në, Komisionin dhe FMN-në”.
Bota.al/