I arratisuri i fundit i celulës së Salah mund të jetë truri dhe ekzekutuesi i sulmeve
“Il Giornale”
Dy bombat që goditën aeroportin Zaventen në kryeqytetin belg, mund të mbajnë mbajnë autorësinë e e Naxhim Lashrauit, 24- vjeç. Ai është terroristi i fundit që ndodhet në arrati pas sulmeve në Paris. Gjurmë të ADN-së së tij, janë gjetur në të gjitha vendstrehimet ku ishte fshehur kreu i komandove që goditi kryeqytetin francez. Deri pak ditë më parë, 24 vjeçar ishte i njohur si Sufian Kajal. Një emër i rremë, me të cilin ai kishte në gjendje të udhëtonte nga Greqia në Belgjikë. Gjatë udhëtimit me një makinë të marrë me qira nga Salah, ai u ndalua në një postbllok hungarez. Në atë episod, ai kishte dhënë emrin e Samir Buzhid. Së bashku me të udhëtonte Belkaid Muhamed, një algjerian i vrarë gjatë bastisjes së strofkullës së fundit të njeriut më të kërkuar të Evropës. Brukseli shpresonte se me arrestimin e Salah, momentet e terrorit mund të përfundonin. Por, siç deklaronte pak kohë më parë, ministri i Jashtëm belg Didie Rejnders, celula terroriste kushte qartazi në shenjestër kryeqytetin.