Covid19

Pashkët Ortodokse: Ballkani do mbajë kishat mbyllur si pasojë e COVID 19

Të krishterët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë po përgatiten për një fundjavë të Pashkëve me kisha të mbyllura, raporton AFP.

Të dy vendet e Ballkanit u izoluan në mars për të ndaluar përhapjen e COVID-19 – përfshirë një bllokim total të fundjavës nga e premtja pasdite deri të hënën në mëngjes.

Në Serbi, kisha ortodokse dëshironte të hiqej shtetrrethimi të Dielën e Pashkëve për t’u dhënë mundësi besimtarëve të merrnin pjesë në meshë.

Serbia aktualisht ka 4,456 raste të konfirmuara dhe 94 vdekje. Në Maqedoninë e Veriut, 908 njerëz janë infektuar dhe 44 kanë vdekur./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button