Bota

Pasi shtyp me makinë turmën, del dhe i qëllon me thikë. Të paktën 3 viktima

Screen Shot 2015-06-20 at 17.56.11

Të paktën 3 persona figurojnë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një person drejtoi makinën e tij drejt një turme me njerëz në një prej shesheve të qytetit austriak të Gracit.

Një djalë 7-vjeçar raportohet të jetë mes viktimave, teksa mësohet se drejtuesi i mjetit, pas këtij veprimi doli jashtë dhe nisi të gjuante me thikë të tjerë persona.

Një dëshmitar tha për gazetën “Wener Zeitung” se trupat e pajetë mbetën përtokë, pasi mjeti i përplasi në sheshin kryesor të “Herrengasse dhe Hauptplatz” në Grac.

Rreth 50 të tjerë raportohen të plagosur gjatë tentativave për “therrje” sipas televizionit ORF, i cili shton se drejtuesi 26-vjeçar i mjetit ishte shtetas austriak me origjinë boshnjake dhe tashmë është arrestuar.

Incidenti ndodhi mesditën e së shtunës, teksa shitës të dyqaneve përreth mes ulërimave hynë nëpër bizneset e tyre dhe mbyllën dyqanet për të mos u rrezikuar.

Një deklaratë e këshillit të qytetit bëri të ditur se “rreth mesditës ka ndodhur një incident i jashtëzakonshëm në qendër të Gracit, që shkaktoi panik të madh dhe shokoi të gjithë qytetin. Një vrasës përdori makinën e tij si mjet krimi dhe përplasi me dhjetëra njerëz përpara se të dilte e t’i qëllonte me thikë ata. Tashmë ai është në hetuesi”.

Leave a Reply

Back to top button