Bota

Pavijoni i hapur për Lojërat Dimërore në Korenë e Jugut, është ndërtesa më e errët në botë

Pas shumë surprizave që kanë  ndodhur në lojërat Olimopike Dimërore që u inaguruan në Piongçang, Korenë e Jugut gjendet edhe një e tillë në Pavijonin Hyundai. U dizenjua nga arkitekti britanik Asif Khan dhe është ndërtesa më e zezë që ekziston në botë dhe sekreti i saj gjendet tek një material i quajtur vantablack VBx2 që ka cilësi për të përthithur dritën në masën 99,96% duke dhënë një ngjyrë të zezë më të errët sesa njihet. Është një e zezë kaq e thellë sa është e pamundur të dallosh konturet e saj, shihet vetëm ajo çka është përreth. Në fasadën e ndërtesës kanë vendosur disa nanotuba të bardhë që prodhojnë të njëjtin efekt me yjet që ndriçojnë në qiell. Qëllimi i krijuesit është të japë përshtypjen e një vrime të madhe të zezë që është e aftë të thithë gjithçka rreth e rrotull. Pavijoni ka përmasa prej 35 metrash gjerësi dhe 10 metra lartësi. Në kontrast me pamjen e tij të jashtme mjedisi i brendshëm ka një ngjyrë të bardhë shkëlqyese. Duhet thënë se aty nuk do të organizohet asnjë ngjarje sportive, por në fakt është një hapsirë relaksi e krijuar që vizitorët të jetojnë një ndjesi sensoriale falë një instalacioni që lëshon pika uji që përplasen me njëra-tjetrën. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button