- Pas fitores së Trumpit, europianët, dhe sidomos gjermanët, po e shohin botën e tyre me të tjerë sy dhe – krejt të papërgatitur për fitoren e Trumpit – ata janë tërësisht të shushatur nga ajo që shohin. Njerëz të brendshëm pranojnë se, ashtu sikurse shumë të tjerë përreth botës, ata nuk e kanë idenë se çfarë të presin nga një administratë Trump, dhe se duhet të jenë të përgatitur për më të keqen.“Me zgjedhjen e Trumpit, gjermanët ndodhen përpara një vrime të zezë”, shkruante Stefan Braun i të përditshmes Süddeutsche Zeitung. “Bota mund të ndryshojë për Gjermaninë, shumë më tepër se sa ndryshoi edhe pas rënies së Murit të Berlinit”. Një komentator, me pesimizëm e quajti “Fundi i Perëndimit”
- Nëse ky përgëzim me paralajmërim nga Angela Merkeli për presidentin e sapozgjedhur të SHBA, Donald Trump, tingëllon i njohur, kjo ndodh për shkak se dikur ishte SHBA që i dërgonte të tillë mesazhe, në adresë të udhëheqësve të paparashikueshëm, me të cilët gjithësesi shpresonte që të kishte marëdhënie produktive – në një kohë pra, kur SHBA ishte zemra e padiskutueshme e një komuniteti kombesh dhe vlerash, të njohura si “Aleanca e Atlantikut”
Nga Pol Hokenos
Mesazhi përgëzues i Kancelares gjermane, Angela Merkel, për presidentin e sapozgjedhur Donald Trump ishte dukshëm i ndryshëm nga ai i homologëve të saj gjermanë. Në mesazh, ajo nuk ishte as servile, as e prerë: “Gjermania dhe Amerika janë të lidhura përmes vlerave të tyre”, i kujtoj ajo presidentit të ri, “demokracia, liria, respekti për ligjin dhe dinjiteti i qenieve njerëzore, pavarësisht nga origjina, ngjyra e lëkurës, feja, gjinia, orientimi seksual, apo bindjet politike”. Më tej, vazhdonte: “Mbi bazën e këtyre vlerave, unë i ofroj presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bashkëpunim të ngushtë”.
Mesazhi u rrok menjëherë nga disa komentatorë, si një qortim nga ana e Merkelit – një shenjë që udhëheqësja gjermane ishte duke kritikuar presidentin e sapozgjedhur, për sjelljen e keqe gjatë fushatës. Por gjasat janë që kjo të jetë e gabuar…