Për herë të parë që prej shembjes së Bashkimit Sovjetik, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po shqyrton dhe përditëson planet e tij rezervë, për një konflikt të armatosur me Rusinë. Pentagoni harton vazhdimisht plane emergjence, duke planifikuar si do reagojë ndaj çdo skenari të mundshëm – që nga përballja e armatosur me Korenë e Veriut tek sulmi i zombive.
Por, këto plane gjithashtu renditen dhe përpunohen, në bazë të prioritetit dhe probabilitetit të tyre. Pas vitit 1991, planet e ushtrisë amerikane për të përballur me agresionin u larguan nga vëmendja e Pentagonit. Ato u stivosën në sirtarë duke zënë pluhur, teksa Rusia integrohej në Perëndim, dhe po shihej si një partner potencial për një sërë çështjesh. Artikulli i Julia Ioffe në revistën amerikane “Politika e Jashtme”…
[real3dflipbook id=”535″]