Bota

Për Emanuel Macron-in, është “nightmare before Christmas”

Që nga fillimi i dhjetorit, Franca përballet me greva që kanë paralizuar të gjithë vendin. Protestat që nisën me mësuesit dhe punonjësit e hekurudhave, rriten ditë pas dite, duke u shtrirë në të gjithë sektorët që rebelohen kundër reformës së pensioneve.

Organet përfaqësuese të punëtorëve janë të vendosura që të vazhdojnë me manifestimet, deri kur qeveria ta tërheqë këtë ligj. Menaxhimi i vështirë i situatës dhe skandalet politike të lidhura me emrin e tij, kanë sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të ngarkuar pikërisht me këtë reformë: Jean-Paul Delevoye.

NUK KA ARMEPUSHIM KRISHTLINDJESH

Megjithëse protestat po lodhin edhe vetë punëtorët, përshtypja është se ato mund të vazhdojnë deri në Krishtlindje. Paraliza që ka goditur transportin publik është shtrirë edhe në transportin rrugor, me transportuesit që bashkohen me kolegët në greva. Me mallrat e mbetura nëpër magazina dhe pikat e karburantit që ka të ngjarë të zbrazen për shkak të mungesës së furnizimeve, Parisi dhe e gjithë Franca rrezikojnë të bien në një kaos total.

E gjithë kjo do të vazhdojë nëse përveç pensioneve, nuk do të rriten pagat dhe nëse nuk fitohet e drejta për të pasur pagën e trembëdhjetë, e cila aktualisht është mohuar për këtë kategori. Nga nesër, mësuesit e të gjitha niveleve të arsimit dhe punonjësve ekologjikë do të bashkohen gjithashtu në greva, në një klimë që nxjerr në pah se si çdo ditë që kalon më tej, përkeqëson edhe më tej kushtet që i vihen Kryeministrit francez.

MAKTHI I KRISHTLINDJEVE TE MACRONIT

Skenari me të cilin përballet Elysée është katastrofik: jo vetëm që ekonomia franceze është në rrezik të përballet me një muaj gjaku, por popullsia e Francës ende qëndron sot në mbrojtje të punëtorëve, pavarësisht sikleteve që mund t’u shkaktohen në këtë periudhë Krishtlindjesh. Edhe pse në periudhën e fundit, sipas anketave të Elabe, besimi ndaj Macron ka pësuar një rritje prej dy pikësh, duke u vendosur në nivelin 30%.

Nuk kanë mjaftuar thirrjet e Elysee drejtuar protestuesve për të ndaluar grevën dhe as solidariteti i shprehur nga kryeministri francez ndaj atyre që do të prekeshin nga reforma. Kërkesat e përfaqësuesve të kategorisë janë në të vërtetë shumë të qarta: ndalim i reformës së unifikimit të sistemeve të sigurimeve shoqërore dhe ruajtje e kategorive të veçanta të pensioneve. Pa u përmbushur këto dy kushte, populli francez do të vazhdojë të dalë në rrugë;  çdo ditë më shumë se e mëparshmja.

QEVERIA NUK MUND TE SHANTAZHOHET

Fjalët e Gèrald Darmanin, Ministrit për Financat Publike, ndaj protestuesve janë të ashpra. Parisi nuk mund të mbahet nën presion nga një grup protestuesish, sado e gjerë të jetë protesta. Fjalë më diplomatike ka thënë Edouard Philippe, i cili i ka bërë apel buonsensit të punonjësve të hekurudhave dhe transportit, që të mos ua prishin Krishtlindjet francezëve.

Fatkeqësisht për Macron, megjithatë gjërat janë vërtet kështu.  Franca është nën shantazh dhe nuk ka asnjë mënyrë për të fituar betejën. 54% e popullit francez mbështesin plotësisht grevat e punëtorëve, pavarësisht periudhës delikate në të cilën po ndodhin dhe pavarësisht shqetësimit të shkaktuar. Vetëm 30% e francezëve janë deklaruar shprehimisht kundër. Megjithëse numrat janë më të ulët se ata të grevës së përgjithshme të 1995, tifozllëku i njerëzve drejtohet qartë për tek njëri nga dy grupet: dhe nuk është ai që drejtohet nga despoti republikan Macron. Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button