Bota

Për emigrantët dhe budallenjtë

Supporters of the PEGIDA movement march with German flags at another of their weekly gatherings on Dec,15, 2014 in Dresden, Germany. Pegida is an acronym for 'Patriotische Europaeer Gegen die Islamisierung des Abendlandes,' which translates to 'Patriotic Europeans Against the Islamification of the West,' and has quickly gained a spreading mass appeal by demanding a more restrictive policy on Germany's acceptance of foreign refugees and asylum seekers. While Pegida disavows xenophobia in its public statements, critics charge that the movement is becoming a conduit for right-wing activists. The first Pegida march took place in Dresden in October and has since attracted thousands of participants to its weekly gatherings that have also begun spreading to other cities in Germany. Germany is accepting a record number of refugees this year, especially from war-torn Syria, and the country has also witnessed the rise of Salafist movements in numerous immigrant-heavy German cities. Both phenomena have promoted Pegida's rise and appeal. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Nga Victor Grossman

“CounterPunch”

Berlin.

Si ndryshon bota! Pranverën e kaluar, shumë evropianë, sidomos grekët, ishin aq të zemëruar me një Angela Merkel mizore, për shkak të pranimit nga ana e saj të vuajtjeve të njerëzve, të cilët e paraqisnin me mustaqet e Hitlerit. Vetëm disa javë më vonë ajo u nderua në mbarë kontinentin, në fakt në gjithë botën, si një simboli i bujarisë dhe humanizmit. Cila gjykim është i saktë, ai deri në muajin korrik, apo ai tjetri pas fundit të gushtit? A është ajo një Zonjë e Hekurt, apo një Nënë Terezë e rimishëruar?

Ajo që sfidon çdo vlerësim të qartë, është lëkundja që nderet në partinë e saj, qeveri dhe tek ajo vetë! Skena politike gjermane është zhytur në trazira, të cilat po jehojnë në të gjithë Evropën! Turbullira të tillë bartin me vete edhe shasin për t’i hapur rrugën ndryshimeve të shëndetshme. Tani, sipas mendimit tim, kjo mund të çojë në rreziqe të mëdha.

Elementi i pamëshirshëm që e nxit  këtë rrezik, është vala i baticës së qenieve njerëzore, mbi 200.000 vetëm në tetor, duke rrezikuar jetën e tyre për të arritur në Evropë, sidomos në Utopinë e tejet përfolur, Gjermani. Dhe a nuk tha Merkeli se ata janë të mirëpritur, se Gjermania është e hapur për refugjatët që i ikin vdekjes dhe shkatërrimit?

Do të ishte mirë të besonim, se Merkeli është udhëhequr nga altruizmi dhe impulset humanitare, ndoshta falë të babait të saj pastor apo (sikurse pëshpërisin disa) në frymën e internacionalizmit të mësuar në rininë e saj në Gjermaninë Lindore. Ndoshta ka qenë edhe kjo. Kritikët më cinikë flasin për problemet demografike të Gjermanisë:gjithnjë e më shumë pensionistë, shumë më pak lindje; një turmë e madhe të rinjsh që kërkojnë për çdo punë, që mund të dobësojë presionin nga lëvizja punëtore, për të ruajtur përfitimet e për të arritur paga më të larta.

Por shifrat i kanë tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Për një pjesë të madhe të refugjatëve – nga Iraku, Afganistani, nga Siria dhe së shpejti Jemeni – faji kryesor për largimin e tyre duhet t’i adresohet Uashingtonit, i cili haptazi ose tërthorazi ka mbështetur konfliktet e pafundme në të katër shtetet.

Por Gjermania ndërkohë ka qenë angazhuar edhe në bombardimet vicioze në Afganistan, dhe prodhuesit amerikanë të armëve ndajnë fitimet gjigande nga ato operacione, të rënda dhe të lehta. Kjo nënkupton gjithashtu miliarda euro, nga shitjet tek monarkitë e Gjirit, të mëdha e të vogla por gjithmonë ta pasura, nga çdo gjë nga armët e vogla tek topat dhe tanket Leopard, të cilat shpesh përfundojnë duke shkatërruar më tej qytezat dhe qytetet në Siri dhe Jemen.

Dy shtetet e tjera në zonën e konfliktit, Izraeli dhe Turqia, nuk kanë qenë kurrë të imunizuara nga eksporte të tilla fitimprurëse, dhe kjo e fundit u shpërblye vetëm me një vizitë shtetërore në Ankara nga ana e kancelares Merkel, duke e ndihmuar kësisoj fushatën zgjedhore të Erdoganit. Vizita ngriti ndërkohë pikëpyetje të shumta. A arritën të dy një marrëveshje rreth ushqimit dhe strehimit të refugjatëve në Turqi. Dhe a është përfshirë rryshfeti apo shantazhi? Ne vetëm mund të spekulojmë. Është shumë e qartë se valët në dukje të pafundme të emigrantëve, po e lodhin koalicionin qeveritar gjerman që pati qeverisur deri tani me një rehati pothuajse të papritur, duke marrë parasysh se Socialdemokratët dhe Kristian Demokratët dikur kanë qenë kundërshtarë parimorë.

Në fakt, sulmet e para të mëdha kundër Merkelit ndaj poltikës së “mirëpritjes së gjithë refugjatëve” erdhën nga partia zakonisht më e qetë simotër në Bavari. Bashkimi Kristian-Social (CSU), që zakonisht është në një linjë me simotrën më të madhe Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) të Merkelit. Por CSU-ja gjithmonë qëndron një hije ose shumë më tej në të djathtë, si shumica e votuesve bavareze në shtetin më të madh e më të begatë në Gjermani, me pasurinë e saj të industrive fitimprurëse, sidomos të armëve të ndryshme.

Të gjithë emigrantët që kalojnë nga Turqia, udhëtojnë nëpër shtetet e ish- Jugosllavisë dhe Austri, dhe më pas mbërrijnë në pikat e kalimit kufitar në Bavari. Horst Seehofer, lideri bavarez, duke u mbështetur dhe tek inkurajimi i pakënaqësisë kundër tyre, ka lëshuar kritika të ashpra kundër Merkelit, me tone të ashpra dhe sfiduese, duke këmbëngulur për me tepër kufizime dhe politika më të rrepta.

Atij iu bashkuan elementet më në të djathtë në CDU-në e Merkelit, në rebelimin e parë fillestar që sfidoi dominimin e saj deri më tani pothuajse total. Dhe të dhënat e sondazheve tek partia e saj, janë tejet shqetësuese. Ndërsa ky konflikt zgjerohet, zëvendës-kancelari socialdemokrat Sigmar Gabriel ndërhyri, duke sfiduar braktisjen e pjesshme të politikave të saj “mikpritëse”, në kundërpërgjigje ndaj sfidës nga që vjen nga e  djathta.

Javën e shkuar mosmarrëveshjet kulmuan. Merkel, në shumë aspekte iu përul bavarezëve të CSU-së, miratoi kompromisin midis dy partive aleate “kristiane”, ku nuk kishte ndonjë nuancë të krishterë në thelb. Të gjithë udhëheqësit e koalicionit, kishte rënë më herët dakord që refugjatët nga zonat e Ballkanit, kryesisht ata të shumë të diskriminuar si romët, t’u refuzohet e drejta e azilit dhe të kthehen mbrapsht.

Ata nuk ishin “refugjatë” – dhe pak prej tyre kishin aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit industrialë gjermanë.

Tashmë, në përputhje me kërkesat e bavarezëve, u ra dakord që “zonat e tranzitit” të vendosen në kufijtë bavareze, duke penguar “të padëshirueshmit jo-refugjatë” që të hyjnë në vend. Sa për të tjerët, disa qenë më të privilegjuar, disa më pak – dhe mund të qëndrojnë në mënyrë të kushtëzuar, por s’mund të tërheqin për 2 vjet gratë ose fëmijët. Mësimi i nevojshëm i gjuhës gjermane nuk do të jetë falas, por duhet të paguhet nga ajo pak ndihmë financiare që marrin “azil-kërkuesit”, e që në shumë raste është në racione ushqimore dhe jo para.

Por socialdmokrati Sigmar Gabriel refuzoi fortifikimin e ndonjë “zone tranziti”, e cila do të evokonte kujtimet e këqija të së kaluarës së vendit. Pas dy orësh ai u largua i zemëruar nga takimi i planifikuar për gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Emigrantët duhet të dërgohen në të 16 lande gjermane, para se të ndahen dhe të kthehen ndoshta në shtëpitë e tyre.

Në këtë mënyrë, ata mund të gëzojnë të paktën pak ajër të shëndetshëm gjerman. Të gjitha vendimet kanë mbetur pezull së paku për disa, deri kur të arrihet një kompromis, por plasaritja nuk mund të shërohet aq lehtë, madje do të vijë duke u thelluar me afrimin e zgjedhjeve të 2017-ës.

Skena politike po ndryshon dukshëm, me mijëra refugjatë arabë, afrikanë dhe afganë që strehohen në qendrat e pritjes në të gjithë Gjermaninë. Ndërsa njerëz të panumërt dolën në rrugë për t’i mirëpritur dhe ndihmuar, me çdo gjë nga ndihma ushqimore dhe lodra prej pellushi për fëmijët, deri tek ndihma mjekësore falas nga mjekët – shpesh e padhënë dot për shkak të ngadalësisë madje ngurrimit të autoriteteve – përplasjet pothuajse e pashmangshme ka qenë të papëlqyeshme, edhe në disa rajonë të jugperëndimit të SHBA-së apo edhe vende të tjera nëpër botë.

Raportet mbi veprimet e dhunshme janë në rritje. Ka patur shumë zjarrvënie tek ndërtesa që ishin destinuar për akomodimin e emigrantëve, ndërsa ka dëshmi të tmerrshme të sulmeve nga ana e banditëve, shpesh të  maskuar dhe të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe të mjete të forta, kundër refugjatëve të veçantë.

Sulme të tilla, tashmë me qindra, janë të shpërndara në të gjithë vendin, por më të shpeshta në Saksoninë Lindore, përreth kryeqytetin të saj Drezdenit, ku situata e pasigurtë ekonomike, tipike për shumicën e Gjermanisë Lindore,  dhe mosbesimi ndaj të gjitha partive aktuale, dhe fenomeni i një patriotizëm provincial, kanë kultivuar një rrymë me mentalitet fashist.

Marshimet e përjavshme të PEGIDA-s, me pjesëmarrjen e 5000-15.000 personave, të bazuara tek myslimanofobia po vazhdojnë, ndërsa marshimet e grupeve të panumërta e të vogla raciste po i kundërvihen, edhe grupeve më të mëdha që e refuzojnë racizmin e tyre. Sondazhet në Drezden, tregojnë se 40 përqind e qytetarëve simpatizojnë refugjatët, 20 përqind janë fuqimisht kundër tyre, ndërsa pjesa e mbetur prej 40 përqind janë të lëkundur, por ndoshta duke u prirur nga e djathta, veçanërisht pasi disa media kanë ndryshuar gradualisht mbështetje, pas politikës së Merkel të “mirëseardhjes” për rrefugjatët.

PEGIDA mund të garojë me kandidatë në të ardhmen, por nuk është ende një parti. Shumica e pasuesve të saj memecë dhe të mashtruar ndoshta do të votojnë për Alternativën e Gjermaninë (AfD), e cila pas një përçarjeje dhe rënies që pasoi, tashmë po rritet përsëri në sondazhe, madje shumë më shpejt nga sa pritej. Në sondazhe ajo kuotohet mesatarisht 8 përqind (rreth 13 përqind në landet lindore), duke qenë shumë pranë dy partive opozitare në Bundestag, të Gjelbërve, që lëkunden midis 10-11 përqind dhe LINKE (të majtë) midis 9-10 përqind. (Socialdemokratët mbeten në një nivel frikshëm të qëndrueshëm, 25 përqind, ndërsa dy partitë e “Unionit Kristiandemokrat” të udhëhequr nga Merkel, kanë rënë ndjeshëm nga 43 në 38 përqind.

Kështu, një parti pothuajse haptazi pro-fashiste, mund të bëhet pjesë e Bundestagut në zgjedhjet e vitit 2017, duke i dhënë qeverisë mbështetje financiare, dhe një prani më të fuqishme në media. Dhe kurba e saj duket

se është në ngjitje. Anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, shtetarët e të cilëve i dashurojnë deklaratat madhështore rreth bashkimit kontinental, bashkëpunim afatgjatë dhe miqësisë, kanë qenë gati tërësisht kundër  pranimit të më shumë se një milion emigrantëve që cilët po vijnë në Gjermani.

Veçanërisht demokracitë e mëdha e të reja, të krijuara në rrënojat e Bllokut Lindor, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe tri shtetet balltike, refuzojmë të pranojnë të marrin qoftë edhe një numër simbolik (Sllovakia mund të pranojë disa qindra refugjatë përkohësisht, por vetëm nëse janë të krishterë. Të tjerët e kanë përsëritur këtë dëshirë). Trupa e Bashkimit Europian është shumë e brishtë – dhe partitë e uritura të ekstremit të djathtë ose parti fashiste nga Austria në Suedi, nga Greqia dhe Itali në Francë dhe Flandër, vetëm sa po resin për të rrëmbyer kockat e saj – dhe në fakt po zgjojnë kujtimet e hidhura të së shkuarës.

Unë i zbus frikëra të tilla me shpresën e bazuar tek lëvizjet popullore në Portugali, në Spanjë, në fitoret si ajo e Xheremi Korbin në krye të Partisë Laburiste Britanike – dhe në ngritjen dikur aq të lavdishme të Syriza-s në Greqi.

Por mbytja e lëvizjes greke dhe përkulja e detyruar ndaj forcave gjigande të udhëhequra nga Merkel dhe Ministri gjerman i Financave Shojble, dëshmojnë për kompleksitetin dhe vështirësitë që shoqërojnë çdo përfitim nga “njerëzit e thjeshtë” kundër sulmeve nga ‘dhelprat’, ‘ujqërit’ dhe ‘shpendët’.

“CounterPunch” – Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button