Bota

Për herë të parë në një gjysmë shekulli, e djathta ekstreme hyn në parlament

Një parti e ekstremit të djathtë ka fituar vende në parlamentin gjerman për herë të parë në gjysmë shekulli, në zgjedhjet ku Angela Merkeli ka fituar mandatin e katërt radhazi si kancelare.

Sondazhet zyrtare të para tregojnë se AfD-ja anti-muslimane dhe anti-imigracionit fiton 13.5 përqind të votave – në skajin më të lartë të asaj që anketat sugjeronin se mund të fitonte.

Ndërkohë, SPD-ja e qendrës së majtë – partnerët e tanishëm të koalicionit të CDU të Merkelit dhe një titan i politikës gjermane për 150 vjet – duket se kanë rënë në një nivel historik prej vetëm 20 përqindësh, rezultati më i keq, që nga Lufta e Dytë Botërore. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button