Bota

Për Hilarinë, shfaqet një aleat “i shenjtë”

Screen Shot 2016-04-05 at 10.45.20

Gara ka filluar. Dhe tashmë përvijohen dy sfidantët: Hilari Klinton dhe Donald Tramp. Dhe nuk është mister tashmë, që nëse do të jetë Hilari Klintoni që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, në pallatet e shenjtë do të ketë një frymëmarrje lehtësuese. Ironi të historisë. Sepse pikërisht Bill Klintoni konsiderohej një “bishë e vërtetë e zezë”. Duke filluar nga konferenca e OKB për popullsinë në Kairo në vitin 1994, ku me nxitje të Bill Klintonit, SHBA ishin në krye të qeverive që favorizonin të drejtën e shëndetit riprodhues, duke përfshirë të drejtën e abortit. U kundërvu delegacioni i Vatikanit, i udhëhequr nga zëdhënësi i atëhershëm i Papës, Joaquin Navarro-Valls, duke llogaritur edhe mbështetjen e vendeve myslimane.

Sot për homoseksualizmin, abortin dhe të drejtat e grave, Hilari është edhe më radikale se i shoqi, por për tema sociale, si imigrimi, puna dhe mjedisi, është shumë pranë Bergoglios. Për politikën globale, thuhet në pallatet e shenjtë, ka një dakordësi me kandidaten demokrate, mbi 60%. Ndërkohë që papa nuk është treguar aspak i kursyer me Trampin. Gjatë fluturimit në kthim nga Meksika, Francesko i është kundërvënë manjatit: “Një person që mendon të ngrejë mure dhe jo ura, nuk është kristian. Kjo gjë nuk është në Ungjill. Ky njeri nuk është kristian, nëse thotë këto gjëra”. Megjithatë, jo të gjithë peshkopët amerikanë janë dakord me Papën, sidomos ata që mbështesin grupet pro jetës.

Në realitet, loja e vërtetë luhet për Kongresin, prandaj Kisha amerikane ka preferuar t’i kushtojë më shumë vëmendje situatave lokale, se sa kandidatëve për president. Peshkopët në zgjedhjet primare kanë mbështetur figura që janë më pranë vlerave të tyre. Janë vlerësimet në territor, rast pas rasti. Për peshkopatën amerikane, profili i Kongresit të ardhshëm ka rëndësi jetike, sepse është ai që i merr realisht vendimet politike. Ekuacioni demokratë-katolikë nuk vlen më. Por edhe identifikimi me republikanët, shumëkujt i rri ngushtë. Vota e katolikëve tashmë ndahet dhe në garën për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët duhet të luftojnë që ta kenë, sidomos në qendër. Megjithatë, Hilari mund të presë një mbështetje të papritur. /panorama-bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close