Mark Jacobson
Bashkëpunëtor i Programit mbi Atmosferën dhe Energjinë në Universitetin e Stenfordit
Pengesa më e madhe, në debatin që ka të bëjë me ndryshimin e klimës nuk është teknologjia, por informacioni. Kur politikë-bërësit dhe publiku të kuptojnë se mund të kenë energji të pastër dhe me kosto të ulët – së bashku me përfitimet anësore të vendeve të reja të punës, çmimeve të qëndrueshme të energjisë, më pak konflikte ndërkombëtare, dhe një rrezik i reduktuar i sulmeve terroriste në termocentralet e mëdha të qëndërzuara –do ketë më shumë gjasa që gjërat të fillojnë të ndryshojnë.
Në “Solutions Project”, ne kemi ofruar plane të detajuara për mënyrën sesi 50 shtetet e SHBA dhe 139 vendet e botës,. mund të sigurojnë energjisë e tyre elektrike për transport, prodhim, sektorët e bujqësisë dhe të banimit tërësisht nga era, uji dhe rrezet e diellit deri në vitin 2050 – dhe të plotësojnë përmes kësaj rruge 80 përqind të nevojave, duke filluar nga viti 2030.
Kentaki, zemra e qymyrit në SHBA, mund të prodhojë deri 90 përqind të fuqisë së saj në vitin 2050 nga energjia diellore, dhe krijojë kësisoj thuajse 200.000 vende pune për një perriudhë 40-vjeçare gjatë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara në total mund të prodhojnë 47 përqind të nevojave të veta në vitin 2050, nga lloje të ndryshme të energjisë diellore, 31 përqind nga turbinat e erës në tokë dhe 18 përqind nga turbinat në det të hapur – duke shkurtuar me 443 dollarë shpenzimet mesatare për person për energjinë elektrike.
Përfitimet janë edhe më të mëdha jashtë SHBA-së. India, e cila është tejet e pasur në qymyr, dhe që ende po i reziston kërkesës së vazhdueshme për të ulur emetimet e karbonit, mund të plotësojë në vitin 2050 gjysmën e nevojave të saj për energji elektrike, falë energjisë së prodhuar nga panelet fotovoltaike, 17 përqind nga era në tokë dhe në 12 përqind nga panelet e qendërzuara diellore.
Duke vepruar kështu, India do të parandalonte rreth 767.000 vdekje të parakohshme në vit deri në vitin 2050, duke krijuar 1.1 milionë vende të reja pune afatgjata në ndërtimin dhe funksionimin e kësaj teknologjie. Sapo njerëzit ta kuptojnë sesa mund të përfitojnë nga lufta kundër ndryshimeve klimatike, ata do të kërkojnë që qeveritë e tyre të ndërmarrin nisma në këtë drejtim./Bota.al