Analiza

PER TE SHPETUAR PLANETIN / Ish-kongresmeni Inglis: Doni të fitojnë konservatorët? Vendosni taksën e karbonit

climate

Mënyra më e mirë për të reduktuar emetimet, është përmes përdorimit të mekanizmave të bazuara tek tregu, duke përzier ndërhyrjet e lehta nga qeveria dhe shumën maksimale të lirisë. Janë risitë që vijnë nga sipërmarrjet e lira, ato që do ta bëjnë funksionale energjinë e pastër.

Udhëheqësit botërorë duhet të konsiderojnë vendosjen e një takse karboni, e shoqëruar me shkurtimin e taksave ekzistuese mbi të ardhurat, të cilat nuk japin rritje ekonomike. Ata gjithashtu duhet ta përdorin këtë takes, për importet nga vendet të cilat nuk e taksojnë karbonin, duke shmangur sakrifikimin e konkurrencës ekonomike, si dhe nxitur partnerët e tyre tregtarë që vendosin taksa të ngjashme.

Deri më tani, konservatorët janë ndjerë të përjashtuar nga ky debat, për shkak se zgjidhjet e preferuara kanë përfshirë një zmadhim të qeverisë dhe humbjen e lirisë. Kjo praktikë duhet të marrë fund. Në fakt, ndërsa mbështetja e konservatorëve për një taksë karboni, mund të duket e pamundur në këtë moment, e pamundura mund të bëhet e pashmangshme në të ardhmen.

Në vend të stimujve të ndryshueshëm mbi taksat, strategjive të ngurta qeveritare apo rregulloreve të shtrenjta, optimistët e energjisë dhe realistët klimatike, besojnë se një shoqëri dhe sipërmarrje e lire, mund të përfaqësojë më së mirë bekimin e Papa Françeskut për “shpirtin e inisiativës”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button