Analiza

PER TE SHPETUAR PLANETIN / Qëndrimi poshtë rritjes së 2 gradëve Celsuis, është diçka e pashpresë (pa luftë)

oren

Oren Cass

Studiues në Institutin Manhattan

Sado bindëse që janë argumentet për mbajtjen e ngrohjes globale poshtë 2 gradëve, këtu qëndron problemi:Të veprosh kështu, është qartazi në kundërshtim me aspiratat ekonomike të botës në zhvillim. Edhe nëse vendet e pasura ndërpresin emetimet e gazrave serrë nesër, vendet e tjera do të duhet të përgjysmojmë menjëherë emetimet, dhe të qëndrojnë në atë nivel për një kohë të pacaktuar.

Kjo sigurisht do të përjashtojë rritjen e shpejtë ekonomike, dhe kjo është arsyeja pse vendet në zhvillim refuzojnë të mendojnë ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Pavarësisht progresit të mahnitshëm, teknologjitë me një nivel të ulët karboni, nuk janë askund të afta për të siguruar energji të panderprerë dhe të përballueshme financiarisht në shkallën e kërkuar. Përkundrazi, bota është duke përjetuar një “rilindje të qymyrit”. Për të mbajtur vendet në zhvillim në bisedime, negociatat ndërkombëtare kanë kohë që shmangin çmimet e karbonit, apo edhe kërkesat themelore për reduktimin e emetimeve.

“Angazhimet” mbi emetimet e shumë kombeve të mëdha në zhvillim, përbëjnë vetëm një vazhdim të trajektores ekzistuese. Nëse Perëndimi beson se lufta kundër ndryshimeve klimatike, kërkon detyrimin e vendet të varfra në angazhime kundër vullnetit të tyre, ai mund të imponojë shkurtime të emetimeve me kërcënimet e embargos apo forcës ushtarake.

Natyrisht, kjo nuk duhet dhe s’do të ndodhë. Por pa atë, shkurtimet dramatike varen nga përparimet ende të paidentifikuara teknologjike, që një ekonomi në zhvillim mund të preferojë ndaj lëndëve djegëse fosile. Suksesi nuk është aspak i garantuar, por mundësi më të mirë do të paraqiten në qoftë se fokusi zhvendoset nga mullinjtë e sotëm me erë dhe panelet diellore, tek nxitja e çfarëdolloj risie që mund t’u vijë në ndihmë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button