“Presidenti i Shteteve të Ndara të Amerikës”. Me këtë motivim, që do të bëjë të debatojnë shumë amerikanët, Donald Trumpi është kandiduar për “Njeriu i vitit” 2016 nga revista Time.
Emri i fituesit do të shpallet vetëm të mërkurën e ardhshme. Ashtu si çdo vit, e përjavshmja amerikane ka zgjedhur personalitetin që në 12 muajt e sapo kaluar ka ndikuar më shumë kursin e ngjarjeve, në të mirë a në të keq. “Atëherë, çfarë është ky vit, më i mirë apo më i keq? – shkruhet – sfida për Trumpin është se sa thellësisht vendi ynë është në mosdakordësi në lidhje me përgjigjen”.
“Eshtë një nder i madh – ka komentuar Trumpi për programin Today në NBC – ka shumë rëndësi”. Manjati është zgjedhur personi i vitit sepse, sipas drejtores së TIME, Nancy Gibbs, ka “sfiduar shumë pritshmëri, ka thyer shumë rregulla dhe ka mundur dy parti politike”, si në primaret e partisë republikane, ashtu edhe në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, ku mundi demokraten Hillary Clinton. “Në botën politike amerikane – ka vazhduar Gibbs – nuk është parë asnjëherë një person që të ketë dalë në krye në mënyrë kaq pak tradicionale”.
Këtë vit, mes personaliteteve të tjerë që ishin në garë,ishin dhe rivalja e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, ishte presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, CEO i kudondodhur i Facebookut, Mark Zuckerberg, presidenti turk Erdogan dhe kryeministri indian, Modi. Por edhe Nigel Farage, që si udhëheqës i UKIP, partia euroskeptike britanike, udhëhoqi betejën fitimtare të frontit për largimin nga BE, si dhe Beyonce, ylli i opoit që është shumë aktive edhe në frontin politik me betejat kundër diskriminimit racor, dhunës së policisë dhe feminizmit. Kandidatët e fundit në listë janë shkencëtarët Crisprs të modifikimit gjenetik dhe një grup qytetarësh private që ka denoncuar ndotjen e ujit në qytezën e tyre Flint, në Michigan, duke e bërë cështje kombëtare.
Mes atyre që në të kaluarën kanë zënë vend në kopertinën më të shumëpritur të vitit janë Papa Francesku (2013), kancelarja Merkel (2015), presidenti Obama (dy herë, në 2008 dhe 2012). Zgjedhja më e cuditshme ishte në vitin 2006, kur Time vendosi t’ia dedikojë kopertinën kujtdo që e kishte në dorë. Me një nismë të paprecedentë në historinë e botimeve, kopertina e revistës ishte një sipërfaqe pasqyruese, me qëllim që cilido që ta lexonte mund të shihte fytyrën e vet. Askush, sipas Time, nuk kishte patur ndikim në vitin 2006 më shumë se sa përdoruesi i zakonshëm i internetit, përmes faqeve si YouTube, Uikipedia, MySpace, Flickr dhe revolucioni i rrjetit./IlGiornale-www.bota.al