Bota

Për triumfin e Macron, dhe një paralajmërim

Së bashku me dorëzimin e pushtetit legjislativ për të lehtësuar reformat ekonomike dhe sociale të premtuara, fitorja dërrmuese e partisë së Presidentit Emmanuel Macron dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të djelën në Francë lejoi zotin Macron për të realizuar premtimin e tij për rinovimin politik. Shumë nga fituesit në partinë e tij ishin kandidatë për herë të parë, përfshirë disa me prejardhje arabe apo afrikane. Një numër historik i grave gjithashtu fitoi këto vende: 223 nga 577 anëtarë, kundrejt 155 në parlamentin e fundit.

Votimi i së dielës ngriti edhe shenja paralajmëruese. Pjesëmarrja ishte më e ulta për çdo garë legjislative, rreth 43 për qind. Një numër shokues prej 70 për qind të votuesve nuk votoi në zonën ekonomikisht të margjinalizuar dhe me shumë emigrantë të Seine-Saint-Denis. Asnjë kandidat nuk mbizotëroi aty nga partia e z. Macron, La République en Marche (Republika në lëvizje).

Por, gjashtë kandidatë nga partia e majtë “France Unbowed” e Jean-Luc Mélenchon bënë diçka të tillë. Kjo duhet t’i japë z. Macron një pauzë serioze si edhe dhimbje koke në Parlament. Me rreth 17 vende në mbarë vendin – përfshirë një për vetë Z. Mélenchon në Marsejë – partia e zotit Mélenchon kaloi pragun prej 15 vendesh të kërkuara për të formuar një grup zyrtar parlamentar, duke i dhënë partisë më shumë kohë dhe qasje në role të larta në kuvend.

Partia me një traditë të gjatë të të majtëve socialistë, u shkatërrua nga një presidencë jopopullore e François Hollande, me 30 vende, nga 284 që kishte. Përkundër 350 vendeve që do të mbahen nga z. Macron dhe aleatët e tij, partia kryesore opozitare në Parlamentin e ri do të jetë partia e qendër së djathtë Les Républicains, me 112 vende, pavarësisht rrënies së saj nga 194 vende që kishte më pare.

Marine Le Pen e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, e cila humbi betejën e saj presidenciale kundër z. Macron muajin e kaluar, fitoi për herë të parë vendin e saj parlamentar, nga një zonë e cila zgjodhi edhe katër kandidatë të tjerë të Frontit Kombëtar. Gjithsesi, partia fitoi vetëm tetë vende.

Macron pa dyshim përballet me turbullira. “Abstenimi nuk është kurrë një lajm i mirë për demokracinë,” pohoi kryeministri Édouard Philippe. “Qeveria e interpreton atë si një detyrim të fortë për të pasur sukses”.

Ndarja politike në Francë, si në vende të tjera, është gjithnjë e më shumë midis fituesve dhe humbësve të shoqërisë. Qeveria e z. Macron do të ketë sukses vetëm nëse jep aq shumë për ata që nuk kanë votuar për të apo për partinë e tij, aq sa për ata që e kanë votuar./The New York Tiimes – Lexo.al/

Leave a Reply

Back to top button