Ideologjia revolucionare e Teheranit zgjerohet në Lindje të Mesme, por Obama shtiret sikur nuk e shikon
“Triumf në eksportimin e revolucionit iranian në Siri, Liban e Gaza” dhe “rindërtim të Perandorisë Iraniane në të gjithë Lindjen e Mesme”: këto, sigurisht jo reformat, janë temat e debatit strategjik që ekzalton dhe okupon drejtuesit më të lartë iranianë. Në këto linja strategjike duhet shikuar për të kuptuar arsyet që kanë shtyrë Lidhjen Arabe, në radhë të parë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, që të formojnë për herë të parë në 70 vjet një forcë të tyre të përbashkët ushtarake, qartësisht funksionale, për të kundërshtuar në fushën e betejës Iranin. Duke filluar nga beteja e afërt tokësore për “rekonkuistën sunite” të Jemenit.
Përpara nënshkrimit të marrëveshjes lidhur me bërthamoren, amerikanët do të bënin mirë të kuptonin se çfarë nënkupton “eksportimi i revolucionit”, pasi të çon drejt në atë “anë të errët të forcës”…
[real3dflipbook id=”787″] |