1. Tomas Uatson, i cili ishte presidenti i kompanisë IMB në vitin 1943, parashikoi se ndoshta do të kishte një treg botëror për vetëm 5 kompjutera.
2. Banania u prezantua zyrtarisht në vitin 1876 në SHBA gjatë ekspozitës “Filadelfia Centennial”. Bananet ishin mbështjellë me letër varak dhe u shitën për 10 cent secila.
3. Arkeologët raportojnë se lënda narkotike e njohur si kanabis sativa ka gjasa te jetë përdorur për qëllime shumë të dobishme si veshje liri dhe prodhimin e letrës.
4.Të gjithë qentë janë pasardhës të ujkut. Këto ujqër jetuan në Azinë Lindore rreth 15.000 vjet më parë
5. Toreadori i famshëm spanjoll Lagarijo, vrau gjithësej 4867 dema në shekullin e XIX-të.
6. Detektivët e policisë kanë përdorur dikur breshka për t’i ndihmuar në gjetjen e kufomave.
7. Shërbimi Sekret Amerikan u krijua për herë të parë në vitin në 1865, me qëllimin specifik për të luftuar falsifikimin e parave.
8.Në vitin 1893, në Shtetet e Bashkuara u ndërtua xhamia e parë.
9. Në verën e vitit 1858, era e ujërave të zeza në lumin Tamiz në Londër ishte aq e keqe saqë deputetët e u detyruan të largohen nga Dhoma e Komuneve. Kjo situatë ishtë krijuar nga derdhja në lumë e mbi 2 milionë banorëve.
10. Nëna e astronomit të famshëm Johan Kepler ishte akuzuar se ishte një shtrigë. /Bota.al