Bota

Perëndimi e toleroi Putinin, tani po vuan pasojat

Screen Shot 2015-10-30 at 11.31.55

Nga Garry Kasparov

“The Atlantic”

Pesë vjet pasi Vladimir Putin u bë presidenti i Rusisë për herë të parë, dhe filloi të rindërtojë shtetin policor sovjetik, përjetova një rilindje vetjake. Në vitin 2005, u tërhoqa nga garat e shahut, pas 20 vjetësh në krye të profesionistëve të kësaj loje, për t’iu bashkuar lëvizjes së rusëve pa eksperiencë pro-demokracisë.

Isha shpallur kampion bote në vitin 1985, në moshën 22-vjeçare, dhe kisha arritur çdo gjë që mund të arrihet në një fushë shahu. Dëshiroja që fëmijët e mi të ishin në gjendje të rriteshin në një Rusi të lirë. Atëherë m’u kujtua slogan, që nëna ime dikur kishte vendosur në murin e dhomës sime, e thënë nga disidentët sovjetikë: ”Nëse jo ju, kush tjetër?”

Si shumë rusë, unë mbeta i trembur nga e shkuara pak e njohur e Putinit në KGB, dhe ngjitja e tij e papritur në pushtet, por edhe përfshirja e tij brutale në luftën e vitit 1999 për të shkatërruar Çeçeninë si kryeministër i Boris Jelcinit. Por në fillim isha i gatshëm t’i jepja Putinit një shans.

Falimentimi i Rusisë në vitin 1998, e kishte lënë ekonominë në një gjendje tejet të paqëndrueshme; krimi, inflacioni, dhe një ndjenjë e përgjithshme e dobësisë dhe pasigurisë kombëtare, e shndërroi Putinin teknokrat dhe fjalëpak, në një opsion pashmangshmërisht të sigurtë. Pasiguria fizike dhe sociale, janë objektiva të lehtë në demokracitë e brishta, dhe përgjatë gjithë historisë, autokratët dhe juntat ushtarake janë fuqizuar nga kërkesa e njerëzve për rregull dhe një dorë të forte, për të patur një rregjim demokratik të qëndrueshëm.

Në njëfarë mënyre, njerëzit harrojnë gjithmonë se është shumë më e lehtë për të vendosur në krye një diktator, sesa për ta rrëzuar një të tillë. Me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Siri, Shtetet e Bashkuara përballen tanimë me një armik të vjetër, në një fushëbetejë të re. Putini dëshiron të mbështesë regjimin vrastar të aleatit të tij Bashar Al-Asad, e në të njëjtën kohë të forcojë imazhin e tij të burrit të fortë në shtëpi, si dhe minimizuar ndikimin amerikan.

Si zakonisht, Putini përdor fillimisht forcën – artilerinë në Ukrainë, avionët në Siri – dhe pastaj përshëndet negociatat, ndërsa në terren vepron si të dojë. Deri tani kjo strategji e bllofit dhe ngacmimeve e ka shpërblyer; Shtëpia e Bardhë i ka shkuar pas, duke u bërë pjesë e maskaradës diplomatike, me asnjë ftohtësi politike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e kritikuar shpejt si një “rrikthim potencial tek Lufta e Ftohtë”.

Raporti i demokracisë

Përdorimi i klishesë është ironik, duke pasur parasysh së është harruar fakti se Lufta e Ftohtë u luftua dhe u fitua. Në vend se t’i qëndrojmë parimeve të vlerave të mira dhe të këqija, të drejtës dhe të gabuarës, dhe vlerave universale të të drejtave të njeriut dhe jetës së tij, Perëndimi ka ofruar angazhim, rivendosje marrëdhëniesh dhe barasvlerë morale, duke e përballuar në mënyrë të përsëritur agresionin rus me diçka më tepër sesa komunikatat për shtyp që shprehnin shqetësim.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit dhe aneksimit e Krimesë në vitin 2014. Por ky veprim erdhi plot drojë, ndërsa sanksionet kanë qenë të pamjaftueshme për të penguar Putinin apo për t’i shkaktuar dëme financiare ai ato dikur nga të ashtuquajturit udhëheqësit e botës së lirë, që flasin për promovimin e demokracisë ndërsa i trajtojnë si të barabartë me udhëheqësit e regjimeve më shtypëse. Përqafimi i tyre, është ajo që e ka ndihmuar Putinin të qëndrojë në pushtet për kaq kohë, duke u imunizuar nga akuzat e të qenit anti-demokratik. Unë e di. E kam parë këtë të ndodhë.

* * *

Unë nuk pres, që karriera ime e re në atë që mund të quhet vetëm bujarisht ”politika” ruse, të jetë e lehtë. Opozita nuk u përpoq t’i fitonte zgjedhjet; ne luftuam vetëm që ato te jenë kuptimplota. Në vitin 2000, Putini ishte pasardhësi i përzgjedhur i Jelcinit. Kur u rizgjodh në vitin 2004, nuk pati kurrë ndonjë dyshim të vërtetë mbi rezultatin. Edhe në vitin 2007, kur fitova emërimin e opozitës për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, isha ende një aktivist dhe jo një politikan.

Unë e dija se nuk do të lejohesha kurrë të paraqitesha në një votim zyrtar, vendet e të cilës ishin të rezervuara për opozitën besnike. Çështja ishte ta vija në dukje këtë fakt, dhe të përpiqesha të forcoja muskujt e atrofizuar të procesit demokratik rus. Qëllimi im fillestar, ishte të bashkoja të gjitha forcat anti-Putin në vend, veçanërisht ato që nuk kishin asgjë tjetër të përbashkët,  si një reformator liberal i përkisja Bolshevikëve Kombëtare, të cilët dëshironin të çrrënjosnin të gjithë sistemin.

Koalicioni ynë i brishtë, marshoi rrugëve të Moskës dhe Shën Petersburgut, disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2007, në protestat e para serioze politike qëkur Putini kishte marrë pushtetin. Ne donim t’i tregonin popullit rus, se rezistenca ishte e mundur, dhe për të përhapur mesazhin se heqja dorë nga liria, në këmbim të stabilitetit ishte një zgjedhje e rreme.

Mjerisht, Putini kishte një avantazh, të cilin udhëheqësit sovjetikë as nuk mund ta ëndërronin; raportet ekonomike dhe politike me SHBA-në dhe Evropën. “Por prisni”- dëgjoj të më thonë të ashtuquajturit pragmatistë, “a nuk është angazhimi ekonomik, mënyra më e mirë për të përmirësuar standardin e jetesës dhe përfundimisht situatën politike në vend?”. Në fakt, ndodhi e kundërta. Teksa çmimi i naftës ishte i lartë gjatë dy mandateve të para presidenciale, industritë u konsoliduan në duart e besnikëve të tij, ndërsa fitimet u investuan tek forcat e sigurisë dhe makineria e propagandës dhe jo liberalizimit.

Oligarkët rusë shpërndanë pasurinë dhe ndikimin e tyre politik rreth globit; kompanitë perëndimore, sidomos gjigandët e energjisë si ‘Shell’ dhe ‘British Petroleum’, ia rikthyen nderin duke investuar në Rusi. Ndikimi i vërtetë i angazhimit ekonomik, ishte e kundërta e efektit që mbronin apologjetët e tij:konkretisht eksporti i korrupsionit nga Rusia tek “partnerët” e saj në botën e lirë.

Kështu, ndërsa lëvizja jonë bëri disa përparime në tërheqjen e vëmendjes ndaj realitetit jodemokratik

të Rusisë së Putinit, ne ndodheshim në një pozicion humbës që nga fillimi. Dominimi i Kremlinit mbi masmediat dhe persekutimi i pamëshirshëm ndaj opozitës, e bëri të pamundur krijimin e ndonjë momenti të përshtatshëm.

Në nëntor të vitit 2007, u arrestova gjatë një tubimi në Moskë dhe u dënova me 5 ditë në burg, në bazë të ligjeve të reja kundër demonstratave. Ndërkohë, një qasje e re diplomatik po zbatohej nga Perëndimi, që pranonte hapur dallimet midis Rusisë dhe homologeve të demokratike. Megjithatë, sipas këtij qëndrimi, këto dallime ishin të vogla dhe “brenda një gamë të pranueshme”, sipas një zyrtari të Bashkimit Evropian.

Për mua dhe dhjetëra kolegëve të mi që marshonin për demokraci,  ajo “gamë e pranueshme” ishte një sipërfaqe e vogël e qelisë së burgut, që disa prej nesh po e vuanin, si ndëshkim për “mosbindje ndaj një oficeri policie” në mitingun e opozitës në Moskë.

Në vitin 2008, kur Putini që kishte arritur kufirin kushtetues të dy mandateve rresht në detyrë, ia huazoi presidencën njeriut të tij besnik Dmitri Medvedev, duhet të kishte qenë e qartë për të gjithë se demokracia ruse kishte vdekur. Por sërish udhëheqësit demokratë, u rreshtuan njëri pas tjetrit për të luajtur së bashku maskaradën e rradhës.

Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush i telefonoi homologut të tij të ri për ta uruar. Presidenti francez Nikolas Sarkozi e ftoi ngrohtësisht Medvedevin të vizitonte Parisin. Udhëheqësit e Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe shumë vende të tjera patën një qasje të ngjashme. Kjo pavarësisht faktit se zgjedhjet që sollën Medvedevin në presidencë u bojkotuan nga trupi kryesor evropian për monitorimin e zgjedhjeve, OSBE, në shenjë proteste kundër kufizimeve të vendosura ndaj vëzhguesve.

* * *

Barack Obama u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara në fund të vitit 2008 – disa muaj pasi mbajti një fjalim në Berlin mbi lirinë dhe vlerat e përbashkëta, që evokonte fjalimet e famshme, të mbajtura dikur nga Xhon F. Kenedi dhe Ronald Regan, që u ngritën kundër Bashkimit Sovjetik dhe tiranisë që ky përfaqësonte në Evropën Lindore.

Sigurisht, ka patur çështje komplekse mbi atë sesi Obama duhet të merrej vesh me presidentin zyrtar të Rusisë, Dmitri Medvedev, dhe udhëheqësin e vërtetë të vendit, Vladimir Putin. Por zgjedhja kryesore me

të cilën ai u përball me të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, ishte e thjeshtë. Obama mund t’i trajtonte ata si udhëheqës demokratë, ose mund të ishte i sinqertë.

Ai mund të nisej nga fakti, se në zgjedhjet kishte marrë gati 70 milionë vota, ndërsa Medvedev kishte nevojë për vetëm një të vetme, atë të Putinit. Sikur Obama të denonconte qartazi që nga fillimi dhe në mënyrë të hapur diktaturën e Putinit, ai mund të kishte sjellë shpresë dhe ndryshim në një zonë elektorale krejtësisht të ndryshme:140 milionë rusët.

Në 7 korrik 2009, Obama mbajti një fjalim në “Neë Economics School” në Moskë. Ishte vërtet një fjalim shumë i mirë. Unë thashë në një konferencë për shtyp, pas takimit që Obama pati me mua dhe udhëheqës të tjerë të opozitës, se fjalimi ishte “më pak nga ajo që dëshironim, por më shumë sesa prisnim”.

Ai vazhdimisht vuri theksin, se marrëdhëniet ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, kishin rëndësi në rradhë të parë për njerëzit, dhe jo regjimet e tyre, gjë që ishte pikërisht ajo që unë kisha shpresuar. Obama hapi linja të drejtpërdrejta komunikimi, në vend se merrej vetëm me kanalet zyrtare të Kremlinit.

Ai krijoi shpresë se do të ishte aleat me popullin rus, në vend se me qeverinë sonë. Por fjalët shumë shpejt i mori era. Në mënyrë ideale ai duhej të përmendte emra. Obama bëri disa deklarata të forta në lidhje me dështimin e totalitarizmit, dhe vuri theksin tek zgjidhjet që ofron demokracia. Në fakt, ai bëri deklarata shumë të forta në lidhje me Rusinë e Putinit, se çdo gjë që ishte dëgjuar nga dy administratat amerikane para tij.

Por ndërkohë shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Putinit dhe Medvedevit. Si një mysafir në Rusi, Obama vështirë se mund të fyente mikëpritësit e tij, por duke theksuar mbi prirjen anti-demokratike të 9 viteve të kaluara, ai mund të kishte vendosur pikat mbi i. Obama nuk përmendi as burgosjen e Mikhail Khodorkovskit në vitin 2003 nga ana e Putinit, që ishte një dëshmi kuptimplotë e gjithçkaja që Obama kishte kritikuar për shtetet autoritare.

Pasi përjetuan ndjesinë që shumë shpejt do të ndahej nga shumë amerikanë, rusët shpejt u ndjenë të lehtësuar pas fjalimit të madh të Obamës. Presidenti amerikan ngjalli shpresat se administrata e tij do të shikonte brutalitetin e Kremlinit në vend dhe shkeljet jashtë vendit, si dhe përpjekjet për aleancë me popullin në vend të qeverisë sonë represive. Por gjithçka qe e kotë.

Pas zgjedhjeve të manipuluara të 4 marsit 2012 që e rikthyen Putinin në presidencë – plot me qendra  votimi të rreme, kërcënime dhe shantazhe – Obama priti disa ditë për të kontaktuar kreun e ri të Rusisë. Por në fund ai i telefonoi Putinit për ta uruar. Diktatura moderne po merrte formë në prapaskenë, por performanca e një demokracie luhej formalisht në skenë, dhe Obama e luajti pjesën e tij.

Në vitet e mia të para si aktivist, unë thoja  shpesh se Putini ishte një problem rus, që duhet zgjidhur nga vetë rusët, porse ai do të shndërrohet shpejti në një problem rajonal dhe më pas global, në qoftë se ambiciet e tij do të injoroheshin. Fatkeqësisht ky transformim ka ndodhur, dhe për shkak të tij janë humbur mijëra jetë nga Ukraina në Siri.

Kur Asadi dhe Putini “vallëzonin” përgjatë vijës së kuqe të Barak Obamës, kundër përdorimit të armëve kimike në Siri në vitin 2013, me shefin e Kremlinit që ndërmjetësoi një marrëveshje, e cila i mundësoi presidenti sirian të shpëtojë nga ndëshkimi i sulmeve ajrore amerikane, unë paralajmërova se diktatorët, nga Karakasi në Teheran, dhe deri në Pyongyang po vëzhgonin nga afër. A do të kishte administrata Obama guximin për të mbajtur premtimet kur sfidoheshin?

Ndërsa ka patur edhe faktorë të tjerë, unë jam i bindur se Siria i dha Putinit një besim të shtuar në vetvete. Në fund të shkurtit 2014, për herë të dytë në 6 vitet e fundit, Putini urdhëroi trupat ruse të pushtonin një territor me kufij të njohur ndërkombëtarisht. Politikanët e botës së lire, e dinë se është më e lehtë dhe më popullore për të bërë mos asgjë, duke pretenduar të jenë paqebërës.

Është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara, Kanada, dhe madje edhe Evropa iu përgjigjën agresionit të Putinit, por gjithmonë me disa lëvizje prapa në kohë, gjithnjë pas potencialit parandalues të çdo veprimi që ata kanë ndërmarrë në të shkuarën. Sanksionet e forta dhe një demonstrim i qartë i mbështetjes për integritetin territorial të Ukrainës, do të kishte një ndikim real, kur Putini u zhvendos në Krime në shkurt dhe mars të vitit të kaluar, dhe unë e kam rekomanduar këtë gjë.

Një shenjë se do të kishte pasoja reale për ndërhyrjen në Krime, do të qe përçarja e elitës ruse teksa kjo e fundit do të mendonte humbjen e aseteve të çmuara në të dyja anët e Atlantikut, dhe në këtë mënyrë do të kërcënonte qëndrimin e Putinit në pushtet. Në prill dhe maj, furnizimi i Ukrainës me armë mbrojtëse, do të kishte ngadalësuar pushtimin që më pas ndodhi, ose të paktën do të rriste në mënyrë të konsiderueshme koston e aksineve të Putinit.

Ata që si unë bënë thirrje për një ndihmë të tillë, në atë kohë u etiketuan si luftënxitës, ndërsa politikëbërësit kërkuan sërish dialog me Putinin. Dhe lufta sërish mbërriti pavarësisht kësaj, pasi ajo vepron përherë kështu përballë dobësisë. Dështimi poshtërues i dy marrëveshjeve të paqes, të nënshkruara në Minsk të Bjellorusisë dhe që synonin të ndalonin luftimet në Ukrainën Lindore, kanë dëshmuar atë çfarë udhëheqësit e botës së lirë thjesht refuzojnë ta pranojnë:se nuk mund të ketë asnjë pakt me Putin, në mënyrën se si merren vesh me njëri-tjetrin.

Modeli po përsërit veten në Siri, teksa diplomatët u takuan në Vjenë për bisedimet e paqes. Por të përballesh me Putinin, nuk do të thotë të tentosh të mundësh gjithë ushtrinë ruse, apo të fillosh Luftën e Tretë Botërore. I gjithë kulti i udhëheqjes së Putinit në Rusi, është ndërtuar mbi imazhin e tij si një i fortë i pamposhtur. Ai nuk mund të përballojë të duket si një humbës, dhe kjo është arsyeja pse e ka ruajtur alibinë e dobët se forcat ruse nuk janë duke luftuar në Ukrainë, dhe pse ai zgjedh objektivat që NATO-s nuk do t’i mbrojë.

Çdo forcë kundërshtare, që kërcënon t’i shkaktojë dëme të rënda imazhit iluziv të pathyeshmërisë së Putinit, do të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar një ndryshim të vërtetë në sjelljen e tij. Por politikanët e botës së lire, e dinë se është më e lehtë dhe më popullore të mos bësh asgjë dhe të pretendosh të jesh paqebërës, sesa të durosh kritikat, të cilat në mënyrë të pashmangshme vijnë pas çdo veprimi.

Kjo cila është arsyeja pse do të jetë shumë e vështirë për të ndalur ciklin e dhunës në Ukrainë, Siri, dhe kudo ku Putini synon të ndërhyjë, qoftë kjo Libia, vendet balltike, apo Venezuela. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, kanë përparësi të madhe ushtarake dhe ekonomike mbi Rusinë, por udhëheqësve të tyre mesa duket se mungon realizimi se diplomacia ka kufizimet e veta, kur përballet me diktatorë, dhe se ajo është e mundur vetëm nga pozitat e forcës. Për sa kohë që Putini dërgon avionë dhe tanke, ndërsa Perëndimi dërgon batanije dhe diplomatë, diktatori do të jetë vijojë të ketë inisiativën dhe shkaktojë trazira.

“The Atlantic” – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close