“Beteja e Sevastopolit” është titulli i një filmi, bashkëprodhim i Rusisë dhe Ukrainës – pavarësisht konfliktit të këtyre muajve – si një lloj “Soviet sniper” që duket si një përgjigje ndaj filmit më të fundit të Clint Eastëood. Vetëm se ngjarjet e këtij filmi zhvillohen në Luftën e Dytë Botërore, gjatë mbrojtjes heroike të Sevastopolit, dhe ka si protagoniste një snajpere legjendare në gjendje të vriste plot 309 nazistë. Do të dalë me rastin e 70-vjetorit të Fitores, që MOska do ta festojë në mënyrë madhështore në maj.
Less than a minute