Në Itali vazhdon procesi i famshëm “Ruby” ndaj ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.
Një përgjim i fundit, tregon sa para paguante ai për orgjitë e tij.
Berluskoni në këtë bisedë flet me Barbara Guerran, të cilës i thotë se i ka dhënë 160 mijë euro.
Por, kjo e fundit thotë se nuk ka marrë asnjë para, pasi ato kanë shkuar për mobilimin e shtëpisë.
Përgjimi
Barbara Guerra: Silvio, jam Barbara.
Jam e lodhur të tallin b…..me mua.
Më fal për termin e përdorur, por jam vërtet e lodhur.
Berluskoni mbrohet: Pagova 160 mijë euro dje për mobilimin e shtëpisë.
Barbara Guerra: Dëgjo Silvio, ajo nuk është shtëpia ime.
Jam në mes të katër rrugëve akoma.
Pas katër viteve muti.
Jemi duke bërë shaka? Mjaft!
Berluskoni: Si po bëjmë shaka?
Barbara Guerra: Mjaft talle b……, jam e lodhur.
Berluskoni: Shiko se unë nuk po kuptoj asgjë.
Barbara Guerra: Jo, e kupton shumë mirë në fakt.
Berluskoni: Atëherë çfarë duhet të bëjë?
Ndërhyn një person tjetër, Sorcinelli: Mund të bëjmë një transfertë (parash).
Berluskoni: Në rregull, bëjmë transfertën dhe s’kemi pse shihem në Arcore./ TemA