Bota

Përmbytjet shkatërrimtare në Afrikë vranë 25 herë më shumë njerëz, se sa Uragani Harvey

Shirat e muajit të kaluar fillimisht sollën lehtësim ndaj pjesëve të goditura nga thatësira të Afrikës, por nuk u ndalën teksa përmbytën fshatra të tërë, gjë që çoi në vdekje të tmerrshme për qindra njerëz. Përmbytjet e gushtit në Afrikë kanë vrarë rreth 25 herë më shumë njerëz sesa Uragani Harvey, i cili la pas 70 të vdekur.

Uragani Harvey zhvendosi dhjetëra mijëra banorë që jetojnë në Shtetin e Lone Star. Ndërsa shteti fillon përpjekjet e rindërtimit, ujërat e përmbytjeve po bien dhe bizneset po fillojnë të hapin dyert përsëri, shumë banorë afrikanë nuk do t’i njohin disa nga qytetet e përmbytura nga vërshimet, që deri dje i quanin shtëpi.

Disa nga shkatërrimet në Teksas mund të pastrohen. Megjithatë, shumica e përmbytjeve në Afrikë janë përkeqësuar për shkak të vjetërimit të sistemeve të papërshtatshme të kullimit dhe infrastrukturës së dobët. Ndërsa zyrtarët shpëtuan me sukses disa banorë të Teksasit, ata në Afrikë nuk ofruan të njëjtin lehtësim, sikurse shiu dhe rrëshqitjet e papërmbajtura që morën mbi 1,200 jetë në muajin gusht. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button