Kolona javore e Elena Ferrantes për The Guardian
Unë shkruaj më një përkushtim shumë më të madh kur filloj të gërmoj detaje për situata të rëndomta dhe të zakonshme dhe këmbngul në përshkrimin e çdo teme për të cilën ne kemi tendencën të heshtim.
Nuk ka asgjë për të cilën unë nuk do të shkruaja. Në fakt, sapo më vjen në mendje ndonjë gjë që mendoj se nuk mund ta shkruaj, e detyroj veten për të kundërtën. Disa thonë se shkrimtarët duhet të jenë vigjilentë, se shkrimtarët jo detyrimisht duhet të hedhin në letër çdo gjë që ju vjen në mendje. Dhe një pjesë e imja bie dakord me këtë. Mua më pëlqen shkrimi që përmban një lloj estetike të fshehtësisë, shkrim që sygjeron, shkrim që aludon.
Heshtja është e drejtë, e mirë dhe padyshim efektive kur ajo për të cilën po shkruajmë është e qartë për ne vetë dhe për lexuesit tanë. Është aplikimi i një formule të vjetër:“Pjesën tjetër ia lë imagjinatës suaj.“ Dhe aftësia intuitive e një shkrimtari del në pah më mirë kur ajo që sygjerojnë tregon më shumë se sa ajo që rrëfejnë.
Por më duhet ta pranoj se unë shkruaj me dedikim më të madh kur filloj të hulumtoj detaje të situatave dhe ndjesive të zakonshme, pothuajse të rëndomta, dhe insistoj në përshkrimin e çdo hollësie që , si pasojë e forcës së zakonit ose thjesht për të ruajtur paqen e rreme, kemi tendencën të mos i përmendin e mos të flasim për to. Nuk jam e intresuar ne të shkruarin e gjërave të reja që nuk janë dëgjuar ndonjëherë më parë. Jam e interesuar në mediokren, ose më mirë të them, në atë që kemi futur me force brenda përditshëmrisë sonë. Jam e interesuar në hulumtimin deri në detajet më qesharake të asaj çka shkakton çoroditje, duke e detyruar veten të shkoj përtej asaj që duket në pamje të parë. Duke vepruar kështu, ndonjëherë lë mënjanë pa kuptuar shijet dhe disiplinën vetjake. Vetpërmbajtja është e gabuar nëse detyra e shkrimtarit duhet të rrëzojë barrierën e njerëzve të zakonshëm dhe të kërkojë fjalët që do të nxjerrin të paktën një pjesë të jashtëzakonshme që është e fshehur në të. Ajo që nuk është e përshtatshmë për t’u thënë duhet, brenda limiteve, të thuhet.
E kuptoj që kjo do të thotë se unë përfundoj duke shkruar gjëra që i nervozojnë lexuesit, e në të shkuarën unë shqetësohesha për këtë. Më pëlqejnë historitë që vendos t’i publikoj; më tërheqin përsonazhet që ndërtoj dhe më vjen vërtetë keq kur dëgjoj njerëz të thonë:“Ti duhet të kishe ndaluar, por jo, ti duhet ta zgjasje, te shkoje më thellë-mjafton.“ Po flas për dikë që më paralajmëroi se protagonisti i librave të mi duhet të jetë i mirë, nuk duhet të ketë mendime dhe ndjesi të tmerrshme, nuk duhet të bëjë gjëra të pakëndshme.
Një herë, një nga libra e mi i përkthyer dhe i bërë gati të botohej, nuk u publikua sepse u tha se mund të kishte ndikim të keq te nënat. Ndoshta. Në s’mund ta dimë kurrë se çfarë efekti përcjell ajo që shkruajmë. Dhe nëse ne shkrimtarët bëjmë ndonjë gabim, ata kanë të drejtë të na ndëshkojnë, duke mos e lexuar punë tonë.
Por unë përsëri mendoj se atyre që, me apo pa meritokraci, ju është dhënë detyrë të shqetësohen për gjakftohtësinë e çdo lexuesi të mundshëm, më mirë do të bënin sikur mështesnin më pak imagjinatën e shthurur dhe të ndihmojnë në kërkimin e së vërtetës së gjendjes njerëzore./The Guardian-Bota.al