Covid19

Përpjekjet për vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar ” po lëvizin me ritmin e duhur”

 

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock i ka thënë Dhomës së Përgjithshme se përpjekjet për të gjetur një vaksinë për koronavirusin “po ecin me ritmin e duhur”.

Ai u tha deputetëve se dje firma farmaceutike AstraZeneca kishte nënshkruar një marrëveshje për prodhimin e vaksinës AZD1222 të Universitetit të Oksfordit, të cilën ai e përshkroi si “më të përparuarit në botë në zhvillim”.

Ndërkohë, Kolegji Imperial javën e kaluar filloi fazën e parë të provave njerëzore për një vaksinë të mundshme Covid-19, e cila do të përfshijë 300 pacientë që do tu jepen doza.

“Nëse ata zhvillojnë rezultate premtuese, Imperial do të kalojë në një fazë të madhe eksperimentale më vonë gjatë këtij viti,” tha Hancock.

Prof Robin Shattock, i cili drejton ekipin e vaksinave të Imperial College në Londër, i tha më parë programit BBC Radio 4, se vullnetarët ishin “shumë të rëndësishëm” për hulumtimin e tij.

Ai tha se studiuesit po kërkonin më shumë numër pjesëmarrësish të shëndetshëm për të marrë pjesë në provat klinike – që do të fillonin nesër. Ata shpresojnë që një vaksinë e vlefshme të jetë e gatshme deri në pranverën e ardhshme.

Shattock tha që ata po fillonin me një numër shumë të vogël të vullnetarëve “kështu që ne nuk duam që njerëzit të zhgënjehen nëse nuk përfshihen menjëherë në provën klinike”, tha ai.

 

 

 

 

Leave a Reply

Back to top button