Bota

Përplasen dy makina luksoze në Zvicër, dëmet kapin vlerën 3.7 milionë franga

Një shofer i veturës Porsche dhe një shofer i veturës Bugatti u përpoqën të parakalojnë njëri-tjetrin në rrugën Gotthard Pass në Zvicër. Por duket se gjithçka ka shkuar keq dhe ata u përplasën me njëri-tjetrin.

Të dy automjetet u përplasën më pas me gurët në skajin e majtë të korsisë dhe kryen një ndalesë në korsinë e kundërt, siç shkruan në një deklaratë nga policia e Kantonit Uri.

Sakaq, raportohet se dëmet nga ky aksident kapin vlerën 3.7 milionë franga.

Drejtuesit e makinave luksoze vijnë nga kantonet e Schëyz dhe Lucern, ata ndodhen në spitalin kantonal në Uri,  bashkë me një pasagjer, i cili pësoi lëndime të rënda./abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button