Përplasje të forta në Egjipot, në një ndeshje futbolli. Ultrasit e skuadrës së futbollit Zamalek janë përleshur me forcat e policisë. Bëhet fjalë për 40 viktima, sipas të dhënave të deritanishme, disa të mbytura prej gazit lotsjellës, ndërsa pjesa më e madhe të shkelur prej atyre që përpiqeshin të largoheshin me vrap prej agjentëve. Aktet e dhunës kanë shpërthyer në pjesën e jashtme të stadiumit, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, pak minuta pas ndeshjes, kur policia ka penguar hyrjen në stadium të afro 500 tifozëve, që do u shtoheshin atyre 10 mijëve që tashmë ndodheshin në brendësi të stadiumit për të parë ndeshjen. Tifozët e Zamalek u përpoqën që të shqyejnë hekurat rrethues dhe të hyjnë me forcë, ndërkohë që më pas në shenjë proteste i kanë vënë flakën makinave të policisë që gjendeshin jashtë stadiumit si dhe kanë sulmuar agjentët. Incidenti ka ndodhur 3 vite pas tragjedisë së Port Said, në vitin 2012, kur gjetën vdekjen 74 tifozë. Autoritetet egjiptiane kanë vendosur të pezullojnë kampionatin.
1 minute read