Një Evropë e dobët, jo funksionale, dhe e varur nuk u shërben interesave të askujt, përfshirë të Amerikës. Ata që me të vërtetë besojnë në një version funksional të Bashkimit Evropian, në krahasim me një version të fantazisë, duhet të besojnë se Evropa mund të bëhet, me kalimin e kohës, diçka më shumë e ngjashme me një komb. Dhe nëse kjo është ajo që Evropa duhet të jetë, atëherë një bashkim gjithnjë e më i gjerë është një gabim, pasi kjo gjë e bën bashkimin më të thellë, diçka më të vështirë dhe më të kushtueshme. Nëse Evropa duhet të thellohet, ajo duhet që së pari të tkurret
Nga Noah Millman
Votimi i Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian i ka bërë Evropës një nder të madh, pavarësisht nëse nëse ju mendoni se “Evropa” është një ide e mirë, apo e keqe. Nëse ju mendoni se është një ide e keqe, atëherë Britania është gati të provojë se është e mundur qër të largohesh dhe të mbijetosh. Tranzicioni do të jetë i kushtueshëm – Britania do të hyjë në një recesion në afat të shkurtër, dhe tranzicioni afatgjatë mund të jetë edhe më i dhimbshëm se sa ai kohëshkurtër, veçanërisht në qoftë se Londra nuk do të mund të ruajë pozitën e saj si kryeqyteti financiar i Evropës. Por në qoftë se Britania dëshiron të jetë një vend, dhe jo një qytet-shtet, ky është një tranzicion të cilin në një pikë do të duhet ta kalojë. Thjesht duke provuar se mund të bëhet, Britania do i japë zemër cilitdo shtet tjetër që po e “rimendon” kontrollin nga Brukseli.
Por në qoftë se mendoni se Evropa është një ide e mirë, atëherë duhet të mendoni se ajo mund të bëhet e funksionueshme. Dhe e vetmja mënyrë Evropa mund të funksionojë …
[real3dflipbook id=”1209″] |