Bota

Përse duhet të habitemi nga problemet mendore të Princit?

Bryony Gordon, në “Daily Telegraph” shkruan: Duket çmenduri që në vitin 2017, është në titujt kryesorë lajmi që një djalë i vogël i cili humbi të ëmën në moshën 12 vjeç, ka patur nevojë për psikolog dhe këshillim. E megjithatë, ja këtu ndodhemi ne britanikët kur flitet për çështjet e shëndetit mendor. Vazhdojmë të mbetemi të shastisur, kur dikush pranon se i ka patur ato probleme.

“Daily Mirror”, në një editorial shkruan: “Sinqeriteti me të cilin ka folur një figurë publike e profilit kaq të lartë, do të ndihmojë shumë për të çmontuar stigmën që rrethon çështjet e shëndetit mendor. Imagjinoni cili do të ishte impakti, nëse ky grup do të kish folur kundër shkurtimeve dhe do të kërkonte përmirësime në shërbime për të gjithë.

Dje, Princi Harry pranoi se kish patur probleme të përballimit të vdekjes së nënës së tij dhe për këtë arsye i ishte dashur të këshillohej me specialistë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button