Bota

Përse duhet të përjashtohen iPhonet?

Screen Shot 2016-04-03 at 21.47.47

L. Gordon Crovitz

Beteja e FBI me Apple nuk ka marrë fund, shkruante L. Gordon Crovitz këtë javë për The ëall Street Journal. Qeveria ka hequr dorë nga kërkesa e saj për të marrë bashkëpunimin e Apple, tani që një palë e tretë e ka ndihmuar FBI-në të anashkalojë tiparet e sigurisë që bllokojnë aksesin në telefonin e terroristit të San Bernardinos, Syed Rizvan. Por problemi më i madh nuk është zgjidhur: A duhet që smartphone-t të përjashtohen nga kërkimet në zbatim të ligjit, që Amendamenti i Katërt i lejon? Kur u shpalli konsumatorëve sistemin e ri të operimit në vitin 2014, Apple u mburr se “ndryshe nga konkurrentët tanë”, kompania nuk mund të anashkalonte kodet e zgjedhur nga vetë konsumatorëy, “kështu që nuk është teknikksiht e realizueshme të zbatohen urdhërat e qeverisë”.

Kjo është një mënyrë e mirë për marketimin e iPhone-ve për ata që janë të shqetësuar me privatësinë – dhe terroristët, trafikantët e drogës, pedofilët dhe kriminelë të tjerë. Cdo vit, kompani teknologjike si Facebook dhe Google marrin rregullisht me mijëra fletë-arreste dhe urdhëra për paraqitje nga qeveria. Po kështu ndodh me bankat dhe kompanitë tradicionale të telekomunikacionit. Por Apple ka kundërshtuar me arrogancë qindra kërkesa për të ndihmuar hetuesit që të hyjnë në iPhonet e kriminelëve. Përse Apple “duhet të jetë mbi ligjin”?

Gjykatat dhe Kongresit duhet t’i japin një herë e mirë përgjigje kësaj pyetjeje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button