Bota

Përse dy terroristët që vunë bombat, mbajnë secili nga një dorashkë të zezë

Screen Shot 2016-03-22 at 18.54.53

Policia belge ka nxjerrë pamje filmike të tre të dyshuarve për kryerjen e sulmeve terroriste në aerorportin e Brukselit, ku gjetën vdekjen 14 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë. Në pamje shfaqen tre persona të paidentifikuar që shtyjnë karroca me valixhe në zonën e check-init në aeroportin Zaventem, dy prej të cilëve mbajnë nga një dorashkë të zezë në dorën e majtë.

Pamjet janë nxjerë nga policia belge si pjesë e hetimit, sipas agjencisë belge të lajmeve Belga dhe gazetës vendase, La Libre.

Dy prej të dyshuarve kanë flokë të zinj dhe njëri mban një kapelë të kuqe.

Autoritetet belge kanë mbyllur të gjithë rrjetet e transportit që pas sulmit, ndërkohë që kryeministri i vendit, Alexandre Michel tha: “Ajo që kishim frikë ndodhi”.

Gazeta belge La Libre tha se burimet e saj bënë të ditur që dorashkat mund të jenë mbajtur për të fshehur detonatorët e eksplozivit. Ajo shkruan se personi në të djathtë të fotografisë, që mban kapelë, “po ndiqet në mënyrë aktive nga policia”.

La Libre nuk komentoi më tej për fatin e dy të tjerëve.

Më herët, zyrtarët belgë thanë se kishin prova konkrete që njëri prej sulmeve ishte kamikaz./bota.al

Leave a Reply

Back to top button