Horizonti.al

Përse është e gjelbër monedha amerikane?

[Përse? Si? Kush? Cfarë?]

US dollarNë vitin 1861, si mënyrë për financimin e Luftës Civile, qeveria federale nisi të nxjerrë kartëmonedha për herë të parë, që kur Kongresi Kontinental printoi monedhën për të ndihmuar në pagesat për Luftën Revolucionare (forma më e hershme e dollarëve, që quhej kontinentals, prodhohej në sasi kaq të madhe, saqë shumë shpejt e humbi vlerën). Në dekadat para Luftës Civile, bankat private printuan kartëmonedha, gjë që rezultoi në një gamë të gjerë modelesh paraje. Monedhat e reja që qarkullonin nga qeveria e SHBA duke filluar nga viti 1860 nisën të thirreshin “greenbacks” për arsye se pjesa e pasme e tyre printohej me bojë të gjelbër. Kjo ishte një masë kundër falsifikimit, që pengonte kopjimin fotografik, duke qenë se aparatet në atë kohë bënin vetëm foto bardhë e zi.
Në vitin 1929, qeveria tkurri madhësinë e gjithë kartëmonedhave (me qëllim që të ulte kostot e prodhimit) dhe nxorri modelet standartë për secilën monedhë, gjë që ua bëntë më të lehtë njerëzve të dallonin monedhat e vërteta nga ato të falsifikuara. Kartëmonedhat e vogla vazhduan të printohen me ngjyrë të gjelbër sepse, sipas Zyrës së SHBA të Printimeve, boja ishte me bollëk dhe e qëndrueshme, ndërkohë që ngjyra e gjelbër lidhej me stabilitetin.
Sot, ka rreth 1.2 trilionë dollarë në monedha dhe kartëmonedha në qarkullim në Amerikë. Kostoja për prodhimin e cdo monedhe 1 USD është 5 cent dhe ajo e një kartëmonedhe 100 USD është afro 13 cent. Jetëgjatësia mesatare e një kartëmonedhe 1 dollarëshe është afro 6 vjet, ndërkohë që ajo e një kartëmonedhe 100 dollarëshe është afro 15 vjet. Kartëmonedha 50 dollarëshe ka jetëgjatësinë më të shkurtër: 3.7 vjet.

Leave a Reply

Back to top button