Horizonti.al

KURIOZITETE / Përse ka aq shumë kufoma në Everest?

Screen Shot 2016-03-02 at 12.43.56

Pothuajse cdo udhëtim drejt majës së një mali është i mbushur me rreziqe, aq më shumë ai drejt majës më të lartë të botës: Malit Everest në Himalajat Nepaleze. Dhe jo të gjithë ia dalin mbanë të arrijnë majën. Më shumë se 200 alpinistë kanë vdekur në përpjekje për të bërë ngjitjen, ose duke zbritur. Kushtet në majë të malit janë kaq të këqia, saqë është thënë se, një alpinist është tashmë duke “vdekur aktivisht” që kur nis ngjitjen. Ajri është kaq i rrallë saqë vetëm dhjetë minuta mund të qëndrosh duke admiruar pamjen pasi ke mbërritur në majë; më pas, alpinistët duhet të fillojnë zbritjen.

Trupat e atyre që nuk ia dolën mbanë, vazhdojnë të qëndrojnë në mal. Për shkak të kushteve tejet të ftohtë, shumë prej trupave kanë ngrirë në kohë, mumifikuar dhe vështirë se janë dekompozuar për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Të tjerë janë në gjendje të ndryshme dekompozimi. Disa prej tyre janë shndërruar madje në pika referimi: një alpinist indian vdiq në vitin 1996 për shkak të mungesës së oksigjenit, dhe qëndron ende në një pjesë të dalë mali, ku të gjithë alpinistëve u duhet të kalojnë kur shkojnë drejt majës. Ai ka marrë madje emrin “Këpucët e gjelbëra”, për shkak të këpucëve të alpinizmit që mban veshur dhe madje është i përfshirë edhe në disa harta të zonës.

Po pse këta trupa nuk janë zbritur dhe t’u jetë bërë varrimi si duhet? Kjo ndodh sepse procesi i lëvizjes së një trupi është tmerrësisht i rrezikshëm. Nëse një alpinist vdes në kampin bazë apo pranë tij, procesi është më i thjeshtë, po sapo ai ndërron jetë pranë South Col, tërheqja e trupit mbushet me rreziqe.

Misioni është tejet i rrezikshëm, i kushtueshëm dhe i rëndë për sherpat që e kanë atë detyrë. Në një lartësi kaq të madhe (mbi 8000 metra) është tejet e vështirë, edhe për alpinistët më me përvojë, dhe udhërrëfyesit, që të qëndrojnë në këmbë, për shkak të mungesës së oskigjenit në ajër, e jo më të mbartin edhe një trup tjetër. Për këtë arsye shumë kufoma janë lënë aty ku vdiqën – është thjeshtë shumë e vështirë dhe e rrezikshme të tërhiqen./bota.al

Leave a Reply

Back to top button