Histori

Pikëpyetja Nr. 2: Përse këmbyem gjuetinë me ferma dhe fshatra?

gjuetiaNjerëzit e parë ishin të gjithë gjahtarë dhe vjelës. Nuk ka asnjë dyshim që aftësitë tona vazhdimisht në rritje për të gjuajtur kafshë të mëdha – bazuar në aftësitë tona për prodhim veglash dhe për komunikim – kanë kontribuar dukshëm në rritjen e konsumit të ushqimeve tek specia jonë. Si rrjedhim u bëmë më të mëdhenj dhe kjo mundësoi që truri ynë të zhvillohet drejt potencialit të plotë. Ndoshta u bëmë edhe më të shëndetshëm, për arsye se kishim një konsum më të rregullt ushqimor. Por a çoi hapi i radhës në prodhimin e ushqimeve nga njeriu, domethënë bujqësia, që nisi rreth 10 mijë vite më parë, në përmirësime të mëtejshëm të shëndetit të njeriut?

Bujqësia është parë nga historianët në të kaluarën si ndoshta kthesa më e madhe në historinë e nejrëzimit. Në pikëpamje të qytetërimit, kjo është padyshim e vërtetë. Me qëllim që të siguronin të korrat në bujqësi, grupeve të mëdhenj të njerëzve iu desh të mblidheshin në fshatra. Ata bashkëpunuan dhe sollën shumë risi. Nga ky proces lindën shtete dhe perandori.

Megjithatë, historianët kanë arritur kohët e fundit në konkluzionin se lëvizja drejt bujqësisë nuk solli domosdoshmërisht një përmirësim në shëndetin e njeriut. Përkundrazi, fshatrat apo qytetet e parë, ashtu si qytetet tanë sot, nuk ishin vende shumë të shëndetshëm. Në shumë drejtime, gjahtarët apo vjelësit do të kishin patur jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme se sa bujqit.

Kjo gjë ngre dy pikëpyetje të mëdha. E para është, padyshim, përse vallë njerëzit iu kthyen bujqësisë nëse ajo nuk i përmirësonte shanset e tyre për të mbijetuar? Përgjigjet këtu janë të shumta. Disa historianë e vënë theksin tek faktori shtytës: pronarët e tokave e detyruan popullsinë e bujqve duke përdorur autoritetin dhe forcën. Dhe jeta në natyrë, ishte në fund të fundit, një lloj ekzistence brutale. Një tjetër grup mund të të sulmonte me lehtësi dhe të të grabiste depozitat ushqimore. Fshatrat ofronin mbrojtje, edhe pse siguria shpesh herë vinte bashkë me nënshtrimin.

Të tjerë vënë theksin në faktorin tërheqës: fshatrat ofronin mundësi për të siguruar mallra dhe ushqime që një grup gjahtarësh nuk mund të siguronin për vetveten. Fshatrat gjithashtu maksimizonin burimet. Magazinat e drithërave – siç na e tregon edhe historia e Moisiut – mund të ndihmonin grupe të mëdhenj njerëzish që të kapërcenin kohëra të vështira.

Por studimet e kohëve të fundit tregojnë se, ashtu sikurse nomadët bënin jetë më të shëndetshme se sa njerëzit me vendbanim të palëvizshëm, për një kohë të gjatë gjahtarët kishin më shumë avantazh nga shkëmbimet me fermerët për arsye se merrnin më shumë kalori në këmbim të mishit, nga sa ofronin. Atëherë, si mundën shoqëritë me vendbanime ta kapërcenin këtë mangësi në ushqim me kalimin e kohës? Kjo ka të bëjë me rritjen e rezistencës ndaj epidemive. Ashtu si ata të kafshëve, sistemi i imunitetit të njeriut përshtatet, ai “mëson” shumë për sëmundjet që kanë qarkulluar për disa kohë dhe kjo rrit shanset tona për mbijetesë.

Ironikisht, bashkëjetesa njerëzore në njësi të mëdha, me kalimin e kohës rrit imunitetin tek ne. Nivele të qëndrueshëm ushqimi, edhe në kohëra të vështira ndihmojnë për të mbrojtjur ndaj sëmundjeve. Dhe ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, gjithnjë e më shumë këta grupe fshatrash nuk jetonin në izolim. Në vend të kësaj, ata u bënë pjesë rrjetesh që me kalimin e kohës do të mbulonin pjesën më të madhe të kontinentit euraziatik. /Bota.al

Pikepyetja Nr. 1: Përse Homo sapiens-ët kanë rezultuar kaq shumë të suksesshëm?

Pikepyetja Nr. 2: Përse këmbyem gjuetinë me ferma dhe fshatra?

Pikëpyetja Nr. 3: Çfarë i nxiti migrimet e mëdhenj të mijëvjeçarit të parë?

Pikepyetja Nr. 4: Përse kinezët qëndruan “në shtëpi”?

Pikëpyetja Nr. 5: Përse Europa dominoi botën në shekujt XVIII-XX?

 

Leave a Reply

Back to top button