Horizonti.al

Përse shpejtësia na eksiton?

Screen Shot 2015-08-19 at 10.28.03

Nuk është shpejtësia në vetvete, se sa perceptimi i rrezikut që shkon bashkë me të. Kur jemi në situata të rrezikshme, trupat tanë reagojnë duke prodhuar adrenalinë dhe kortizol – hormonet e “luftimit” apo “fluturimit”. Ka disa prova që ne jemi zhvilluar për të kërkuar një nivel të caktuar risku, supozohet për arsye se fshehja në shtret, nën mbulesat e rehatshme, nuk ishte një strategji efektive afatgjatë mbijetese, për paraardhësit tanë.

Ndryshimet e beftë të shpejtësisë, në lojërat ekstreme, bashkë me skenën para syve që kalon me shpejtësi të lartë, veprojnë për të trullosur shqisat tona dhe shkaktuar një reagim fiziologjik frike. Por eksitimi nga lojërat ekstreme është shumë i ndryshëm, nga ai kur jemi ulur në vendin e pasagjerit, në një makinë që ecën me shpejtësi të lartë, e ngarë nga një shofer i rrezikshëm. Kjo ndodh sepse ne besojmë që pronarët e lojërave ekstreme i kanë projektuar për të patur siguri të lartë, dhe në atë rast, oksitocina (që ndonjëherë quhet “hormoni i besimit”) vepron tek amigdala në tru, për të shuar ndjesinë e frikës. Dhe kështu na mbetet shpejtësia fizike, por pa ankthin./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button