Horizonti.al

Përse sundimtarët e Katnas përpiqeshin të komunikonin me të vdekurit?

Screen Shot 2016-02-18 at 15.11.06

Zemra e Peter Pfälzner rreh fort teksa hyn në varr. Mendimi që mund të jetë njeriu i parë që vë këmbë në varrin mbretëror të Katnas, pas më shumë se 3300 vjetësh e bën të rrënqethet. Dyshemeja është e mbushur me gurë dhe kafka. Mbi një bangë ndodhet skeleti i një gruaje; mbi një sarkofag ndodhen shumë tasa. Pfälzner ka zbuluar jo vetëm një prej thesareve më të mëdhenj të arkeologjisë, por edhe një kult vdekjeje tërësisht unik.

Qytet-shteti sirian ishte harruar prej mijëvjecarësh, megjithëse kishte qenë një superfuqi e cila kishte sunduar në pjesën më të madhe të rajonit të Mesdheut. Vetëm në vitin 2002, Pfälzner, një arkeolog, gërmoi 13 metra nën rrënojat e pallatit mbretëror dhe gjeti varrin e paprekur që përmbante 2000 sende të lashta. Shtatë vjet më vonë ai bëri një tjetër zbulim të madh: një tjetër dhomë të mbushur me bizhuteri, armë dhe të paktën 100 varre.

Thërrmijat e mbetjeve ushqimore të gjetura aty konfirmojnë se sundimtarët e Katnas ruanin kontakte të ngushtë me paraardhësit e tyre. Sa herë që ishte hënë e plotë, ata zbrisnin në botën e nëndheshme për të zhvilluar rituale me të vdekurit dhe kërkuar këshillat e tyre. Por as edhe paraardhësit nuk mund ta parandalonin rënien e Katnas: në vitin 1340 para Krishtit, Hititët nga Azia e Vogël e rrafshuan qytetin.

Tashmë arkeologët i kanë ndërprerë punimet në vend. Katna ndodhet vetëm 18 km larg prej Homsit – një prej epiqendrave të luftës së përgjakshme në këtë vend. Fatmirësisht, deri tani ia kanë kursyer dëmet madhore kësaj trashëgimie të pabesueshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button