Bota

Përse Ventotene është i rëndësishëm për Europën e të ardhmes

Screen Shot 2016-08-30 at 12.13.29

Ventotenes është një vend simbolik për të ringjallur Evropën e trazuar nga Brexit dhe ndarjet e brendshme, veçanërisht në frontin ekonomik dhe fiskal. Në këtë ishull të Tirrenit, François Hollande, Angela Merkel dhe Matteo Renzi, liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u takuan më 21 gusht. Çfarë mesazhi u kanë dërguar vendeve të tjera të BE-së? Mendimet e Matteo Villas, studiues në Institutin për Studime Politike Ndërkombëtare në Milano.

Çfarë domethënie ka Ventotene në historinë e Europës?

“Këtu, në fillimin e viteve 40”, gjatë Luftës së Dytë Botërore, anti-fashistët Altiero Spinelli, Ernesto Rossi dhe Eugenio Colorni shkruan Manifestin për një Europë të lirë dhe të bashkuar. Ata besonin se ishte e domosdoshme një federatë politike mes shteteve, për të siguruar paqen dhe për të nxitur progresin. Ata mendonin në Shtetet e Bashkuara të Evropës, me një qeveri qendrore të ngjashme me atë të SHBA. Sot këta tre intelektualë konsiderohen etërit e supozuar të BE-së dhe Ventotene, simbol i një uniteti dhe kohezioni më të madh”.

Çfarë modeli i Europës del nga samiti?

“Është një moment delikat për BE-në. Po fillojnë negociatat për largimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe në mes të shtatorit do të ketë një samit në Bratislavë, mbi të ardhmen e Bashkimit Europian. Faza e Ventotenes ka shërbyer për të ri-nisur integrimin e komunitetit. Edhe pse dallimet mbeten, veçanërisht në frontin ekonomik, me kërkesën italiane për të zbutur masat shtrënguese mbi llogaritë bankare, samiti është një mënyrë për t’u nisur së bashku nga pikat e përbashkëta: të sigurisë, masat anti-terrorizëm, rivitalizimin e programit të Erasmusit për të rinjtë. Dhe ky është një operacion imazhi, duke pasur parasysh sfidat e brendshme të 3 liderëve: Merkel përballet me dy teste zgjedhore, nga të cilët një në Berlin, Hollande me zgjedhjet primare të Partisë Socialiste, Renzi me referendumin për Kushtetutën”. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button