Bota

Përsëri lëkundje tërmeti në Itali, banorët e kaluan natën jashtë

screen-shot-2016-10-27-at-09-08-57

Sërish lëkundje në rajonin Marche, dy të fundit këtë mëngjes, rreth katër gradë të shkallës Rihter, ndërkohë që me qindra njerëz e kaluan natën në makinë ose në salla sportive dhe objekte të përgatitura nga komunat dhe nga Mbrojtja Civile, pas tronditjeve me magnitudë 5.4 dhe 5.9 ballë, regjistruar natën e kaluar në zonën mes Provincës së Maceratas dhe Valnerinas.

Në Ussita, Camerino, Visso dhe Castelsantangelo sul Nera, më të prekurat, por edhe për në Arquata del Tronto, e shkatërruar nga tërmeti i 24 gushtit të vitit të kaluar, dhe në Fabriano, shumë njerëz qëndruan larg nga shtëpitë, duke u përpjekur që të zbusnin tronditjen dhe frikën. Me rrezet e diellit zjarrfikësit kanë filluar kontrollet në ndërtesa dhe kanë nisur ngritjen e cadrave të para. Sot shkolla janë të mbyllura në të gjithë rajonin. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button