HistoriPersonazhe

PERSONAZH / Katerina e Madhe: Jeta dhe skandalet e sundimtares më jetëgjatë të Rusisë

Katerina II e Rusisë (1729-1796) ishte një nga sundimtaret më të forta të historisë. Pasi u martua në familjen Romanov të Rusisë, ajo gjeti veten pjesë e një grushti shteti për të rrëzuar burrin e saj dhe hipur në fron. Arritjet e mbretërimit të saj, që zgjati 34 vjet, shpesh janë lënë në hije nga jeta e saj personale, një nga më skandalozet e çdo epoke. Megjithatë, prapa fjalëve dhe thashethemeve qëndron një nga sundimtaret më të zgjuara dhe më të afta, në historinë e gjatë dhe të trazuar të Rusisë. Më poshtë po rendisim disa fakte që mund të mos i dini për Katerinën e Madhe.

Emri i Katerinës së Madhe nuk ishte Katerinë, dhe ajo nuk ishte as ruse.

Gruaja, të cilën historia do ta kujtonte si Katerina e Madhe, sundimtarja femër më jetëgjatë e Rusisë, ishte në fakt bija e madhe e një princi të varfëruar prusian. E lindur në vitin 1729, Sophie von Anhalt-Zerbst pati disa propozime të mira për martesë, për shkak të linjës së vlerësuar të gjakut të nënës së saj. Në vitin 1744, Sophie 15-vjeçare u ftua në Rusi nga Caresha Elizabetë, e bija e Pjetrit të Madh, e cila kishte marrë fronin rus në një grusht shteti …

[real3dflipbook id=”1471″]

Leave a Reply

Back to top button