Po mbyllet viti i atentateve, i kërcënimit të imigrantëve, i vështirësive ekonomike. E megjithatë, po të lexosh shifrat, ia vlen që të shohësh përpara me optimizëm
Cfarë vjen në mendje kur mbyll sytë dhe mendon për vitin 2015? SHumëkush do të thotë frika. Dhe është e vërtetë, ka qenë një vit i frikshëm. Atentatet në Europë dhe në shumë vende ku njerëzit vdesin, shpesh herë larg prej prozhektorëve. Eksodi i imigrantëve, kufomat e nxjerra nga deti Mesdhe, lotët në të gjithë globin për vogëlushin Aylan, sindroma e rrethimit, e sintetizuar prej mureve të shumtë, stanjacioni ekonomik, shumëfishimi i fronteve të luftës. E megjithatë, po të jemi të kthjellët, arsyeja mundet ende ta vërë përfund frikën. Dhe jo vetëm sepse, pavarësisht rritjes së hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, ulje e vdekshmërisë foshnjore po përshpejtohet dhe numri i atyre që jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë ka rënë poshtë 10%, për herë të parë në vitin 2015. Por sepse, më shumë se gjysma e gotës është plot: dhe ja arsyet, shumë të forta, përse të gjithë bashkë duhet të kemi më shumë kurajë…