Nga Ali Omidi
Marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite, kanë qenë të tensionuara që prej themelimit të Republikës Islamike në vitin 1979. Fillimisht, doktrina e Iranit për të eksportuar revolucionin e saj, dhe këndvështrimi negativ i vendeve si Arabia Saudite dhe udhëheqësit e saj, së bashku me krijimin nga Riadi të Këshillit të Bashkëpunimit të vendeve të Gjirit, dhe mbështetjen e madhe për regjimin e diktatorit irakian Sadam Husein gjatë luftës së tij të viteve 1980-1988 me Iranin, çoi në një pesimizëm politik të ndërsjelltë.
Raportet mes tyre u tensionuan edhe më tej në vitin 1987, pas masakrës së mbi 400 pelegrinëve iranianë nga forcat saudite të sigurisë në qytetin e shenjtë të Mekës. Me vdekjen e Ajatollah Khomeinit, themeluesit e Republikës Islamike, në vitin 1989, e pasuar nga presidenca pragmatike e Akbar Hashemi Rafsanjanit, tensionet filluan disi të zbuten – por nuk u eliminuan kurrë plotësisht. Në vitin 2011, teksa Pranvera Arabe u përhap në të gjithë Lindjen e Mesme…
[real3dflipbook id=”922″] |