Thjeshtë duke parë gjigandët e gurtë në Ishullin e Pashkëve, nuk mund të mos pyesësh: përse janë krijuar? Si janë gdhendur? Dhe si janë zhvendosur?
1) RUAJTJA
Ka 887 moai rreth ishullit të Pashkëve, por ka patur me mijëra. Ata ishin gdhendur nga populli i Rapa Nuit, të cilët kanë një legjendë që thotë se moait mund të ecin, kur urdhërohen nga një mbret. Ata ishin pozicionuar përballë me fisin që i kishte gdhendur, në mënyrë që gjithmonë të mbronin fshatin.
2) GJIGANDE TE GURTE
Mjeshtra të skulpturës gdhendën Moait nga copa të mëdha të hirit vullkanik dhe i bënë sytë e tyre, nga koralet e bardha, me xham vullkanik për bebet e syrit. Lartësitë ndryshojnë nga 4-10 metra, dhe ata ishin aq të rëndë, sa që duheshin mbi 100 njerëz për të tërhequr një Moai e për ta vendosur në pozicionin e duhur. Disa kanë gurë të kuq si kapele, të quajtur ‘pukao’ mbi koka, gjë që i bën të duken edhe më shtatlartë. Moai më i rëndë në këmbë peshon mbi 80 ton.
3) I SHENDOSHI
Kjo nuk është asgjë në krahasim me një Moai që u zbulua i papërfunduar, me nofkën ‘I shëndoshi’. Nëse do të kishte përfunduar, ai do të kish qenë rreth 21-metra i gjatë dhe mund të kishte peshuar deri në një 270 ton!
4) GEZUAR PASHKET!
Edhe pse populli i Rapa Nui mendohet të ketë parë banuar ishullin në mes viteve 300 dhe 800, kolonët evropianë nuk do të arrinin aty deri në vitin 1722. Admirali holandez, Jacob Roggeveen ‘e zbuloi’ dhe i vuri emrin ishullit – ai e pa atë për herë të parë, të dielën e Pashkës.
5) VANDALIZMA
Në vitin 1995, Ishulli i Pashkëve u bë Vend i Trashëgimisë Botërore dhe nisi puna për ruajtjen e Moai-ve të mbijetuar. Shumë prej vizitorëve të ishullit respektojnë përpjekjet e konservimit, por një turist finlandez u fut në telashe kur shkuli llapën e veshit nga një Moai. Ai u gjobit 17,000 dollarë dhe iu kërkua të mos kthehet në Ishullin e Pashkëve për tre vjet. /bota.al