Enciklopedike

Pesë gjëra që (ndoshta) nuk i dinit për Kaukazin

Sipas traditës së krishterë ka qenë vend ku ndaloi Arka e Noes pas përmbytjes, dhe më vonë u bë i njohur si vendi i origjinës së anëtarëve më të pastër të racës së bardhë – prandaj edhe sot, të dyshuarit për vepra penale përshkruhen si “kaukazian i bardhë”. I gjendur në kufirin mes Azisë dhe Europës, mes Detit të Zi dhe Detit Kaspik, Kaukazi është i mbështjellë me legjendë dhe mister.

“Kaukazian i bardhë”

Çdo vit, miliona njerëz përreth botës e përshkruajnë veten si “Kaukazianë të bardhë”. Po përse?

Përgjigja është një kombinim i fantazisë seksuale dhe pseudoshkencës. Në vitin 1775, antropologu dhe kraniologu i apasionuar Johann Friedrich Blumenbach botoi draftin e parë të tezës së tij, ku e ndante botën në “5 varietete”: Mongolë, Etiopianë, Malaitë, Amerikanë Indianë dhe Kaukazianë. Ai zhvilloi zbulimet e tij prej koleksionit privat të 60 kafkave, mes të cilave ishin eshtrat e një gruaje të re nga Gjeorgjia – “varieteti kaukazian”:. Duke besuar që kjo kafkë ishte e përsosur, dhe i prekur prej legjendave të shkrimtarit udhëtar Sir John Chardin – i cili i përshkruante gratë nga Gjeorgjia si më të bukurat në botë – Blumenbach konkludoi se Kaukazi ishte vendi i origjinës për njerëzit e bardhë. Që atëherë, e kemi quajtur veten kaukazianë.

Njeriu i hershëm i Dmanisit

Në një vendbanim majë kodrës, pranë kufirit Armeni/Gjeorgji, gërmimet [hollësitë e të cilave janë botuar në tërësi në vitin 2013] zbuluan eshtrat e pesë burrave dhe grave të ndryshme Homo erectus. I përkisnin 1.8 milion vjetëve më parë – duke i bërë më të vjetërit e zbuluar jashtë Afrikës. Një mashkull ishte mbajtur gjallë, edhe pse kishte një nofull të deformuar dhe nuk kishte dhëmbë – kjo gjë tregonte se e kishin ushqyer, dhe se këta para-njerëz, jetonin të udhëhequr nga ndjeshmëria. Grupi mund të jetë sulmuar dhe ngrënë nga tigrat.

Legjendat që shesin më shumë

Disa nga legjendat më të qëndrueshme dhe të njohura të botës antike janë të vendosura në Kaukaz. Kjo është thënë se ka qenë shtëpia e amazonave, e Medeas dhe tezes së saj Circe, ku Jasoni shkoi në aventurë me Argonautët e tij dhe ku Prometeu  u lidh me zinxhirë në një shkëmb, për krimin e vjedhjes së zjarrit nga perënditë. Hekurpunimi i hershëm u zhvillua në këtë rajon – ndoshta duke nxitur ato legjenda, me Prometeun që fuste hundët tek zjarri i perëndive dhe më pas ndëshkohej i lidhur me gozhdë hekuri në malet e Kaukazit.

Noah i dehur

Na është thënë se Arka e Noes u ndal në malin Ararat (Marco Polo e popullarizoi si malin Ararat në Turqinë e sotme, pak përtej kufirit nga Armenia), dhe se ai zbriti për të kultivuar tokën dhe për të mbjellë vreshtat – nga të cila ai “u deh”. Rajoni pretendon të jetë i pari që ika kultivuar hardhinë. Sigurisht, pajisjet e bërjes së verës dhe mbetje të ndryshme, 8.000 vjecare, janë zbuluar kohët e fundit në Gjeorgji dhe Armeni.

Djabal al-Alsun

Gjeografë arabë të Mesjetës e përshkruanin këtë istëm të tokës midis Detit Kaspik dhe Detit të Zi, si ai “i shumë gjuhëve”. Kjo traditë vazhdon edhe sot – plot 40 gjuhë fliten në rajon. Kohët e fundit në shpellën Areni u gjet këpuca më e vjetër prej lëkure në botë – ajo daton që në vitin 3500 para Krishtit. Në vend se një vend i “largët “, Kaukazi është përshkruar shpesh nga shkrimtarët klasikë, si zonë, që prej kohësh  ka qenë një udhëkryq dhe pikëpjekje kulturash.

Bukuritë Çerkeze

Ideja e grave të mrekullueshme, nga një vend i largët premtonte shumë të ardhura për kinemanë dhe artet: PT Barnum “importonte” gra Kaukaziane që, për një qindarkë, do të rrëfenin historinë e kapjes dhe jetës së tyre në haremin e sulltanëve osmanë – dhe pastaj çlirimin nga një prej agjentëve PT Barnum. Në përgjithësi këto ishin, në të vërtetë, vajzat e reja irlandeze, që kishin flokët të kapura si “gra të egra” – që të kujtonin ato afrikane. Arsyeja për këtë duket se ka qenë një tregues vizual i një ‘skllaveje’, dhe një referencë kulturore e flokëve të dendur dhe kapeleve me lëkurë dashi, të kaukazianëve. Çerkezët kanë qenë në fakt një fis nga Kaukazi veriperëndimor, por emri i tyre u bë i kndërëmbyeshëm me Kaukazin. Trajtime bukurie si “lulja e Çerkezit” u bënë shumë të shitur në Evropë, në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20./bota.al

Leave a Reply

Back to top button