Bota

Pëshpëritjet e oborrit në pallatin e mbretit Donald

Nga The Economist

Është shumë herët për të kuptuar nëse shkarkimi i papritur i drejtorit të FBI-së nga Donald Trump – “Me kokën e tij!” – do të shkaktojë një krizë kushtetuese. Shumë varet se kush do të emërohet për të pasuar James Comey, dhe nga fati i hetimeve të FBI-së në ndërhyrjen ruse në zgjedhjen e vitit 2016.

Nuk është shumë herët për të bërë një vëzhgim më të përgjithshëm. Më pak se katër muaj në mbretërimin e mbretit Donald, mëtodat e tij të ashpra po e bëjnë më të mundshme që presidenca e tij të jetë një dështim, me disa arritje të mëdha në emër të saj. Kjo nuk është një shpikje gazetarekse, por një deklaratë faktike, bazuar në paralajmërimet e republikanëve dhe demokratëve, veçanërisht në Senat.

100 anëtarët e Senatit kanë një marrëdhënie sensitive me çdo president. Ata janë të mëdhenj, me një ndjenjë të lartë të epërsisë mbi ato që shërbejnë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të emëruarit politik të sotëm që të nesërmen do largohen dhe që drejtojnë degën ekzekutive. Senatorët trajtohen si princa kur udhëtojnë jashtë shtetit, të informuar nga gjeneralët e thinjur amerikanë dhe janë të mirëpritur me nderime nga përfaqësuesit lokal. Në ëndrrat e tyre, fushatat zgjedhore ende mund të përfshijnë adresimin e turmave nga kabina e një treni privat. Është e çuditshme, pra, që senatorët shpeshherë i rezistojnë jetës së një presidenti. Megjithatë, tronditja e tyre ndaj Z. Trump tingëllon ndryshe.

Ndërsa filloi epoka e Trump, senatorët demokratë rikujtuan se si ky president populist i kishte tallur të dyja palët në gjurmët e fushatës dhe pyesnin veten nëse ai mund të kërkonte koalicione të reja dypartiake për të ndihmuar amerikanët e shtypur. Demokratët nxjerrin në pah të dhënat rreth kushteve që ata do të kërkonin për politikat mbështetëse si një program i gjerë infrastrukturor. Ndoshta, për shembull, ata mund të kërkojnë norma pagash sindikale për punëtorët që ndërtojnë aeroportet dhe urat e reja të z. Trump. Senatorët republikanë u shqetësuan, privatisht, për të njëjtën gjë nga ana tjetër. Ata kërkuan që presidenti i tyre i ri do të godiste pazaret me udhëheqësin e ri demokrat në Senat, Charles Schumer të Nju Jorkut. Për të ngushëlluar veten, republikanët e imagjinonin z. Trump si një lloj shitës-CEO, duke shitur reforma tatimore gjithëpërfshirëse dhe që do të kryente deregulime për masat, duke deleguar qeverinë e përditshme tek konservatorët konvencionalë, si zëvendëspresidenti i tij Mike Pence.

Jo më. Gjithnjë e më shumë gjendja në mesin e republikanëve të Senatit është një përzierje e mosbesimit dhe pezimizmit, ​​pasi çdo sukses politik (konfirmimi i Neil Gorsukut si Gjykatës i Lartë dhe trajtimi me kujdes i sulmeve raketore në Siri) është pasuar nga një shpërthim vrastar nga presidenti.

Lexo KETU artikullin e plotë

Leave a Reply

Back to top button