Spanja regjistroi sot 331 vdekje, një shifër kjo pak më e lartë se një ditë më parë ku u regjistruan 288 viktima.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 ka arritur në 23.521, teksa janë konfirmuar 209.465 raste.
Ky shtim i rasteve, vjen pasi Spanja lehtësuardisa kufizime, duke i lejuar fëmijët të luajnë jashtë apo rikthimi në punë.
Pas Shteteve të Bashkuara, Spanja është vendi i dytë në botë që është goditur më së shumti nga koronavirusi i ri./bota.al/